• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbardhet raporti/ Arbitri i Shqipëri-Zvicër më i dobëti deri tani

by A R
15/06/2016 08:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arbitri i ndeshjes Shqipëri-Zvicër, spanjolli Carlos Velasco Carballo, ka marrë notën më të ulët nga të gjithë kryesorët në ndeshjet e para të këtij Evropiani. Top Channel për herë të parë ka siguruar raportin zyrtar të ndeshjes dhe notën e gjyqtarit Carballo e cila është 7.83.

Kryesori është ai që ka marrë notën më të ulët në krahasim me asistentët e tij të cilët kanë marrë notë pozitive mbi 8. Por, cilët kanë qenë momentet kyçe të ndeshjes?

Rasti i kartonit të kuq të kapitenit Lorik Cana është vlerësuar si gabim i gjyqtarit. Carballo i nxori Canës kartonin e dytë të verdhë, por sipas raportit të vëzhguesit, Cana në atë moment duhej të merrte kartonin e kuq direkt pasi sulmuesi Seferovic dilte i vetëm përballë portierit dhe kishte shumë mundësi shënimi. Vëzhguesi përpiqet ta justifikojë veprimin e arbitrit me faktin se Cana gjithsesi doli jashtë pas 2 të verdhave.

Rasti i dytë është ai i kontaktit Lenjani-Lishtajner i cili në raportin e vëzhguesit është një rast 50 me 50.

“Ka dy kontakte në momentin e afrimit të lojtarëve, njëri lartë, tjetri poshtë. Lenjani duket se rrëzohet për arsye të kontaktit poshtë për të cilin Lishtajner nuk është fajtor dhe kjo e çoi gjyqtarin për të marrë vendimin e vazhdimit të lojës”, thuhet në raport. Është një vendim i drejtë në mendimin e vëzhguesit.

Pikët pozitive janë se Carballo mbajti ndeshjen nën kontroll, por në disa momente gaboi me kartonët. Në minutën e 13 nxori një karton shumë shpejtë, ndërkohë që në minutën e 32 nuk ndëshkoi dhe as nuk sqaroi një moment faulli ndaj Elseid Hysajt.

Ne minutën e 65, Shqipëria pësoi një faull në krahun e majtë me Lenjanin, por gjyqtari vazhdoi lojën duke vepruar gabim. “Ai la lojën në vazhdim por pa sens sepse ishin dy sulmues me 6 mbrojtës. Shqipëria e humbi avantazhin më pas dhe për pak sa nuk pësoi golin e dytë. Velasco në këtë rast pati shumë fat që zviceranët nuk shënuan”, thuhet në raport.

Edhe komunikimi i tij me lojtarët ka lënë për të dëshiruar gjatë ndeshjes, Ajo që shpëtoi gjyqtarin në këtë takim është nota e mirë e asistentëve dhe fakti që nuk bëri gabime që mund të ndikonin në rezultat, për të tjerat nuk ishte as në nivelin mesatar./a.m.

Next Post

Asgjësohen 2493 bimë kanabis në Tepelenë dhe Përmet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PDK: Nuk pendohemi që refuzuam takimin me Kurtin, nuk negociojmë me dikë që synon kontrollin e institucioneve

PDK: Nuk pendohemi që refuzuam takimin me Kurtin, nuk negociojmë me dikë që synon kontrollin e institucioneve

August 5, 2026
E përplasi makina, humb jetën këmbësori në Durrës

E përplasi makina, humb jetën këmbësori në Durrës

August 5, 2026
Alarme për bombë në Milano, evakuohen gjashtë qendra tregtare pas një emaili kërcënues

Alarme për bombë në Milano, evakuohen gjashtë qendra tregtare pas një emaili kërcënues

August 5, 2026
Shpërthim i fortë në Tiranë, shkrumbohet makina në zonën e Laprakës. Dyshimet e para (FOTO)

Shpërthim i fortë në Tiranë, shkrumbohet makina në zonën e Laprakës. Dyshimet e para (FOTO)

August 5, 2026
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, kryebashkiaku Ismailaj: Nesër rifillojmë ndërhyrjen nga ajri

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, kryebashkiaku Ismailaj: Nesër rifillojmë ndërhyrjen nga ajri

August 5, 2026
Gracka e Madhe e Hagës: Një paranojë konflikti për të zhvendosur një rezistencë jetësore

Kufijtë e padukshëm të kombit

August 5, 2026
Udhëtimi me varkë kthehet në tragjedi, 40-vjeçarja humb jetën në sy të fëmijëve

Udhëtimi me varkë kthehet në tragjedi, 40-vjeçarja humb jetën në sy të fëmijëve

August 5, 2026
Uzbekistani hyn në epokën hapësinore, sateliti i parë, Samarkand-2028, lëshohet në orbitë -

Uzbekistani hyn në epokën hapësinore, sateliti i parë, Samarkand-2028, lëshohet në orbitë –

August 5, 2026
Roli i flamingove të radikalizuar dhe pse Vlen-i u ekspozua në protestat kundër Edi Ramës?

Roli i flamingove të radikalizuar dhe pse Vlen-i u ekspozua në protestat kundër Edi Ramës?

August 5, 2026
Eurostat: 1 në 6 persona konsumon duhan! Përdorimi i përditshëm është më i lartë te burrat

Eurostat: 1 në 6 persona konsumon duhan! Përdorimi i përditshëm është më i lartë te burrat

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com