Qeveria e Kosovës brenda tri viteve do të hyjë borxh 2.3 miliardë euro. Me këto para parashihet realizimi i 39 projekteve, kryesisht infrastrukturore.
Ndërtimi i Autostradës së re Prishtinë-Gjilan dhe Rehabilitimi i linjës hekurudhore nga kufiri me Serbinë deri në Prizren janë dy nga projektet më të kushtueshme që do të financohen me kredi, shkruan Gazeta Fjala.
Kështu ka vendosur Këshilli Kombëtar për Investime, të cilat parashihen edhe në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2017-2019.
“Pas shqyrtimit të propozimeve nga ministritë gjegjëse, KKI (Këshilli Kombëtar për Investime) në dhjetor 2015 ka aprovuar Listën që përfshin 39 projekte infrastrukturore, kostoja totale e të cilave kalon shumën prej 2.3 miliardë euro”, thuhet në dokumentin që posedon Gazeta Fjala. (b.an)