• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rrëfimi i një prej burrneshave të fundit: Jeta mes maleve me armë

by Aalison Pearse Stevens
07/06/2016 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lule Bib Luka është 77 vjeçe. E veshur me rrobat tradicionale të gruas mirditore, ajo mban ende, shaminë e zezë në kokë (mbetur prej kohës së pushtimit osman si zi për djemtë e humbur).

Baresha u prin deleve në malet e Tuçit në Pukë, ku ka lindur. E mbetur jetime që pa lindur, në ekran ajo shfaqet duke punuar me shtiza, duke prerë gjethin për të imtat që ka nxjerrë në kullotë, por shihet edhe me pushkë në duar, ndërsa tregon gjithë jetën e saj para kamerës, vendet ku ka ecur, shtëpinë ku ka jetuar dhe si gjatë jetës ajo u bë një ‘autoritet’ në zonë. “Kam desh me pa teshat e dekës (në ato anë është zakon që rrobat e vdekjes të jenë gati)”,- thotë ajo ndërsa veshja i vihet para sysh.

Duket deri tani, se i ngjan një gruaje të zakonshme të atyre anëve, por Lula është një ndër të fundmet burrnesha të Shqipërisë, anipse nuk ka veshjen karakteristike të burrneshave. Historia e saj është shfaqur në filmin “Lulet e egra” të hënën në COD(Qendra për Hapje e Dialog në Kryeministri) si pjesë e programit “Reflecting Albania” të festivalit të Filmit Dokumentar DocuTIFF. Fathia Bazi është holandezo-marokene. Në vitin 2014, e joshur nga historitë e rralla të burrneshave shqiptare, ajo merr rrugën për në Shqipëri, ku takon njërën prej tyre dhe realizon një dokumentar që shfaq jetën e një gruaje-burrë, një virgjëreshë e përbetuar mes maleve të Pukës. Fathia, muzikante, këngëtare dhe gazetare e problemeve sociale, në Roterdam është edhe mësuese muzike për fëmijë, por këtë herë vjen si regjisore e një filmi që pati premierën botërore në CODDocuTIFF. Filmi “Lule të egra” është ekranizim i jetës së bareshës dhe virgjëreshës shqiptare, Lule Bib Luka.

Tradita e hershme shqiptare që tashmë është në zhdukje, ashtu si vetë jeta në maleu jepte të drejtën grave të shpalleshin burrnesha, mbasi betoheshin se nuk do të martoheshin kurrë dhe merrnin rolin e burrit. Lulja në film tregon pse la jetën e saj si grua, vitet me të vëllanë dhe ditët e fundit kur i duhet ta braktisë jetën e burrneshës. Tani, pas më shumë se 60 vitesh si e tillë, ajo lë fshatin përgjithnjë dhe merr rrugën drejt qytetit, pasi jeta mes maleve ka filluar t’i bëhet e papërballueshme. Në verën e fundit të saj në Tuç, Lulja na prin me skenat e këtij dokumentari në vende shumë domethënëse për jetën e saj, me të cilat e lidhin kujtimet e jetës së saj dhe familjes.

Tregimi i Lules është një histori personale, por përtej kësaj është rrëfim mbi venitjen e pashmangshme të riteve të vjetra faqe modernitetit të kohës ku jetojmë. Më poshtë, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, regjisorja Fathia Bazi tregon si u njoh me Lulën dhe si realizoi filmin.

Si e njohët Lulen?

Historia fillon në vitin 2014. Kisha dëgjuar për burrneshat dhe isha shumë e interesuar për këtë traditë shqiptare, megjithëse në disa vende të botës ka tradita të ngjashme në kultura të ndryshme patriarkale, ku gratë duhen të bëjnë disa gjëra të veçanta që të jetojnë sipas ideve të tyre. Ndërsa kërkoja të gjeja këto gra, dikush më tha (Dedë Peraj) se mund të më tregonte një burrneshë që ishte ndryshe nga të tjerat dhe nuk kishte dalë në asnjë gazetë më parë.

Por Lula vishet si grua; si e shpjegon këtë?

E kam pyetur, ‘pse je burrneshë dhe nuk vishesh si një burrë, por mban rroba tradicionale mirditore?’. Ajo më tha se, për të, të qenit burrneshë është diçka që e ke në kokë dhe jo në rroba. Dhe mendova se ishte interesante. Ajo zgjodhi të rrinte si një virgjëreshë që të ndihmonte të vëllain.

ma.me

lule

Next Post

Reforma/ Ish-oficeri i zbulimit: UDB mund të qëndrojë prapa dështimit të konsensusit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bashkëpunëtorët e Orbán nxitojnë të zhvendosin pasurinë jashtë Hungarisë pas humbjes në zgjedhje

Bashkëpunëtorët e Orbán nxitojnë të zhvendosin pasurinë jashtë Hungarisë pas humbjes në zgjedhje

April 27, 2026
BE nuk heq sanksionet ndaj Iranit, Ursula Von Der Leyen: Është ende shumë herët

BE nuk heq sanksionet ndaj Iranit, Ursula Von Der Leyen: Është ende shumë herët

April 27, 2026
Aksidenti në aksin Librazhd-Elbasan, policia jep detajet: Viktima një 33 vjeçar nga Kina

Aksidenti në aksin Librazhd-Elbasan, policia jep detajet: Viktima një 33 vjeçar nga Kina

April 27, 2026
Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit

April 27, 2026
“Presim rritje ekonomike 4%”, Malaj: IPARD hapet brenda 2026, investimet i çojmë në 6% të PBB

“Presim rritje ekonomike 4%”, Malaj: IPARD hapet brenda 2026, investimet i çojmë në 6% të PBB

April 27, 2026
Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Elbasan, një i vdekur dhe 4 të plagosur!

Aksident i rëndë në aksin Librazhd-Elbasan, një i vdekur dhe 4 të plagosur!

April 27, 2026
Marrëveshje për standardizimin e statistikave në drejtësi, Gogu jep detajet: Unifikim i të dhënave, sistemi do bëhet më i matshëm

Marrëveshje për standardizimin e statistikave në drejtësi, Gogu jep detajet: Unifikim i të dhënave, sistemi do bëhet më i matshëm

April 27, 2026
Ministri Hoxha krah kryetarit të LD-së në RMV: Nuk ka tymnajë që hyn mes nesh!

Ministri Hoxha krah kryetarit të LD-së në RMV: Nuk ka tymnajë që hyn mes nesh!

April 27, 2026
Në arrati, Ahmetaj kërkon transmetim LIVE të seancave ndaj tij

Në arrati, Ahmetaj kërkon transmetim LIVE të seancave ndaj tij

April 27, 2026
Përfundon mbledhja e zgjeruar e grupit parlamentar të PS, zbardhen porositë e Edi Ramës

Përfundon mbledhja e zgjeruar e grupit parlamentar të PS, zbardhen porositë e Edi Ramës

April 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In