Në tremujorin e parë të vitit 2016, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit ra me 4,1%. Sipas raportit të bërë publik nga Instituti i Statistikave, uljen më të lartë e kanë shënuar çmimet e prodhimit në seksionin “ Industri nxjerrëse” me 12,6 %. Brenda kësaj industrie vihet re ulja e çmimeve të prodhimit të produkteve në aktivitetin “nxjerrja e naftës bruto dhe gazit natyror” me 18,3 %.
Referuar të njëjtës periudhë krahasimi, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në aktivitetet e Industrisë përpunuese ka shënuar ulje me 1,6 %. Vihet re ulje e çmimeve të prodhimit në metalurgji me 8,8 %, përpunimin e tekstileve me 5,1 %, prodhimi i letrës dhe produkteve prej letre me 3,8 %. Ndërsa çmimet e prodhimit në përpunimin e produkteve ushqimore kanë shënuar rritje me 0,8 % dhe çmimet e prodhimit të konfeksionimit të veshjeve kanë shënuar rritje me 1,2 %.
Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2015, çmimet e prodhimit të produkteve vendase shënuan ulje me 0,5 %. Vihet re ulja e çmimeve të prodhimit të produkteve në seksionet; “industri nxjerrëse” me 1,4 %,
“Industri përpunuese” me 0,5 %. Çmimet e prodhimit të produkteve për eksport kanë shënuar ulje me 8,3 % krahasuar më të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Ulje të konsiderueshme kanë pësuar çmimet e prodhimit për eksport në aktivitetin “nxjerrja e naftës bruto dhe gazit natyror” me 20,7 %.
Në tremujorin e parë 2016, ndryshimi tremujor i indeksit është -2,2 %. Çmimet e Prodhimit në seksionin ”industri nxjerrëse” shënuan ulje me 6,4 % krahasuar me tremujorin e katërt 2015. Uljen më të lartë e
shënuan çmimet e prodhimit në aktivitetin “nxjerrja e naftës bruto dhe gazit natyror” me 9,1 %. Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të seksionit “industria përpunuese” ka shënuar ulje 1,4 % krahasuar me
tremujorin e mëparshëm. Brenda kësaj industrie vihen re ulje të çmimeve të produkteve në aktivitetet si përpunimi i tekstileve me 3,5 %, metalurgjia e metaleve me 8,1 %. Çmimet e prodhimit në aktivitetet e
përpunimit të produkteve ushqimore kanë shënuar rritje me 0,3 %, konfeksionimi i veshjeve me 0,4 %.
Indeksi i Çmimeve të Prodhimit për produktet vendase arriti 99,0 % duke shënuar një rritje me 0,6 % krahasuar me tremujorin e katërt 2015. Vlen të përmendet rritja e çmimeve të prodhimit të produkteve në
seksionin ”industri nxjerrëse” me 4,7 %. Çmimet e prodhimit për produktet vendase në seksionin “industri përpunuese” shënuan ulje me 0,3 % raporton ATA.
Indeksi i Çmimeve të Eksportit arriti 95,9 % duke shënuar një ulje me 6,1 % krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Çmimet e prodhimit të produkteve në seksionet “industri nxjerrëse” dhe “industri pëpunuese” kanë shënuar ulje përkatësisht 12,7 % dhe 2,5 %./a.m.