• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Bie indeksi i çmimeve për produktet e industrisë nxjerrëse

by A R
06/06/2016 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në tremujorin e parë të vitit 2016, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit ra me 4,1%. Sipas raportit të bërë publik nga Instituti i Statistikave, uljen më të lartë e kanë shënuar çmimet e prodhimit në seksionin “ Industri nxjerrëse” me 12,6 %. Brenda kësaj industrie vihet re ulja e çmimeve të prodhimit të produkteve në aktivitetin “nxjerrja e naftës bruto dhe gazit natyror” me 18,3 %.

Referuar të njëjtës periudhë krahasimi, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në aktivitetet e Industrisë përpunuese ka shënuar ulje me 1,6 %. Vihet re ulje e çmimeve të prodhimit në metalurgji me 8,8 %, përpunimin e tekstileve me 5,1 %, prodhimi i letrës dhe produkteve prej letre me 3,8 %. Ndërsa çmimet e prodhimit në përpunimin e produkteve ushqimore kanë shënuar rritje me 0,8 % dhe çmimet e prodhimit të konfeksionimit të veshjeve kanë shënuar rritje me 1,2 %.

Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2015, çmimet e prodhimit të produkteve vendase shënuan ulje me 0,5 %. Vihet re ulja e çmimeve të prodhimit të produkteve në seksionet; “industri nxjerrëse” me 1,4 %,
“Industri përpunuese” me 0,5 %. Çmimet e prodhimit të produkteve për eksport kanë shënuar ulje me 8,3 % krahasuar më të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Ulje të konsiderueshme kanë pësuar çmimet e prodhimit për eksport në aktivitetin “nxjerrja e naftës bruto dhe gazit natyror” me 20,7 %.

Në tremujorin e parë 2016, ndryshimi tremujor i indeksit është -2,2 %. Çmimet e Prodhimit në seksionin ”industri nxjerrëse” shënuan ulje me 6,4 % krahasuar me tremujorin e katërt 2015. Uljen më të lartë e
shënuan çmimet e prodhimit në aktivitetin “nxjerrja e naftës bruto dhe gazit natyror” me 9,1 %. Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të seksionit “industria përpunuese” ka shënuar ulje 1,4 % krahasuar me
tremujorin e mëparshëm. Brenda kësaj industrie vihen re ulje të çmimeve të produkteve në aktivitetet si përpunimi i tekstileve me 3,5 %, metalurgjia e metaleve me 8,1 %. Çmimet e prodhimit në aktivitetet e
përpunimit të produkteve ushqimore kanë shënuar rritje me 0,3 %, konfeksionimi i veshjeve me 0,4 %.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit për produktet vendase arriti 99,0 % duke shënuar një rritje me 0,6 % krahasuar me tremujorin e katërt 2015. Vlen të përmendet rritja e çmimeve të prodhimit të produkteve në
seksionin ”industri nxjerrëse” me 4,7 %. Çmimet e prodhimit për produktet vendase në seksionin “industri përpunuese” shënuan ulje me 0,3 % raporton ATA.

Indeksi i Çmimeve të Eksportit arriti 95,9 % duke shënuar një ulje me 6,1 % krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Çmimet e prodhimit të produkteve në seksionet “industri nxjerrëse” dhe “industri pëpunuese” kanë shënuar ulje përkatësisht 12,7 % dhe 2,5 %./a.m.

Next Post

Përleshja horror e qenve, ndalohet adoleshenti që organizoi garën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In