Robert Lewandowski nuk është i interesuar të nënshkruaj kontratë të re me Bayern Munichun
Ylli polak, Robert Lewandowski ka lajm të këqija për drejtuesit dhe tifozët e Bayern Munichut.
Ish sulmuesi i Borussia Dortmundit ka thënë se nuk ka nevojë që të ngutet për të nënshkruar kontratën e re me Bayern Munichun.
“Nuk ka presion për të nënshkruar një marrëveshje të re”, ka thënë sulmuesi për Sport Bild, përcjell Express. “Tani kemi Euro 2016 përpara. Unë kam shumë gjëra ndërkohë në mendjen time. Dhe jam i qetë në lidhje me të gjitha”, ka theksuar ai.
Lewandowski ka kontratë me Bayernin deri në verën e vitit 2019. Por, interesimi i Real Madridit ka shtyrë drejtuesit e Bayernin që ta vazhdojnë kontratën me polakun. (b.an)