• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Blushi: Po mbroni përdhunuesin Roshi, reagon Tahiri: Ti s’je socialist!

by A R
02/06/2016 12:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një deklaratë e deputetit socialist Ben Blushi, se ai nuk është socialist pasi sipas tij, të jesh i tillë sot do të thotë të mbrosh një përdhunues si Elvis Roshi, ka sjellë reagimin e Ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri.

“Nëse sot je socialist, do të thotë të mbrosh përdhunimin, të mbrosh dhunën. Unë sot nuk do të doja të isha socialist. Unë nuk jam më një socialist se këtë gjë nuk e bëj dot. Për fat të keq, kjo nuk është PS që unë njoh, po Rilindja e kthyer në Vëllazëria e Vesit. Unë do të vazhdoj ta refuzoj këtë normë politike, sepse jam i bindur pse Shqipëria po zvogëlohet, pse nuk ka investime dhe ka kaq shumë krim.”- tha më parë Blushi.

Ai ka rradhitur tha se ndihet i fyer nga kjo deklaratë e Blushit, duke e pyetur këtë të fundit se kush janë këta socialistë që kanë mbrojtur Roshin. Tahiri tha se një deputet si Blushi nuk mund të bëhet akuzator e gjyqtar dhe të vihet në pozitat e akuzatorit të një niveli si ai i Berishës apo opozitës, që sipas Ministrit, e kanë kthyer parlamentin në një vend që prodhon pafundësisht baltë.

“Me Blushin i kemi ndarë edhe bashkë, shqetësimet, kam dëgjuar që edhe bombat te familja ime i kam vënë vet, kam dëgjuar që drejtoj kultivimin e drogës, akuza që fluturojnë nga të gjtiha krahët, për të lidhur me krimin. I fundit që do doja të dëgjoja të tilla gjëra je ti Blush, sepse ëhstë një gjë ta dëgjosh nga Saliu, se kjo mund të quuhet pjesa e të bërit politikë, por jo nga ti. Të thuash ndihem i fyer që jam socialist se socialistët mbrojnë krimin këtë nuk e pranoj. Ka qenë në krahun tim në disa beteja, Moza, e di fare mirë qasjen tonë si parti, me shtetin, me ligjin. Kjo është një çështje që duhet të na vërë përballë me vendimmarrjen. E cfarë i themi qytetarëve i themi që këtu është legjitime të vish e të akuzosh këdo, të vësh gishtin ndaj kujtdo. Jo mo nuk ëhstë kjo Shqipëria. Unë e refuzoj këtë që në parlament ka banditë më shumë se çka pasur. Unë pres që në këtë parlament të gjykohemi për vendimet që marrim, sepse ky parlament është ngritur pas 2013 mbi një rrënojë morale që na duhet ta rikuperojmë të gjitha bashkë.

Ti Blush the që s’je më socialist se ata mbrojnë bandat, kjo është çështja jote por edhe sipas meje nuk je, fare. Ne ndahemi me të kaluarën, ndahemi shumë me të kaluarën. Këtu e kam pyetur Sali Berishën: pse e mban Sefgjinin në detyrë, kur ishte në arrest shtëpie. Ne ndahemi me të kaluarën edhe kur një kryebashkiak i mbështetur nga socialistët, në Kavajë, deri në momentin kur doli se ka një problem që me PS nuk e zgjidh dot, por me drejtësinë. Ky është qëndrimi ynë. Anëtarët e PS duhet të mbrojnë këdo që është vënë në bankën e të akuzuarve nga Sali Berisha kur akuzon këdo, kot më kot“, tha Tahiri.

Reagimi i Ben Blushit:

Blushi: Beson që ti vërtet e ke këtë tagër, për të më treguar mua se cfarë është një socialist. Unë nuk po paguaj cmimin e të qenit socialist, nqs ke socialist që po mbrojnë përdhunuesin! Unë nuk e paguaj këtë cmim, nqs të jesh socialist, do të thotë të shkosh në gjykatë e të të thonë se ke abuzuar me fondet publike! Unë nuk e paguaj cmimin e të qenit socialist, nëse kjo parti, nuk mbron, por cënon cdo ditë interesin publik. Nuk është PS detyrimisht në konflikt me interesin publik, por është ajo që unë quajta vëllazëria e vesit… ti po mbron Rilindjen!

Blushi: Të lutem ulë atë fishkëllimën…

Idrizi: Ju lutem zoti Blushi, koha ka mbaruar, ju lutem përfundoni

Reagon Gjylameti…

Blushi:Ti cfarë ke…? Shiko unë kam dalë për të folur për interesin publik! Ti rri aty se je rilindase e devotshme

Blushi: Aq më pak ti Sajmir tmë tregosh mua se cfarë është të jesht socialist… nëse të jesh socialist do të thotë të jesh si Elvis Roshi, unë nuk jam socialist! Nëse të jesh socialistë, do të thotë të jesh Kokëdhima, Prenga, Ndoka, Shukri Xhelili, atëherë unë nuk jam socilalist!

Ka vetmë një mundësi për ju! Historia ka një vend për të gjithë ata që bëhen me krimin!

Braçe: Le të shkojë në parti dhe ta ndajë atje, është socialist njëri apo tjetri. Nëse nuk i mjafton partia le të shkojë në anëtarësi, është e thjeshtë. Nëse doni ju tju them se kush është PS, është ajo që ka bërë ligjin, që nuk mbron asnjë keqbërës! Por ka parti këtu që kanë mbrojtur kriminelët! Ja se përse Berisha dhe çeta e tij janë ende këtu! Kanë vrarë mu në mes të bulevardit! Këtyre nuk u përmendet as emri! Kështu që, më shumë sesa të merremi me këtë, le të merremi me rendin e ditës dhe me ligjet që janë për tu miratuar. java/ a.m/ a.k

Next Post

Veliaj: Ujësjellësi, premtim i mbajtur, qytetarët të mos shpërdorojnë ujin e pijshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama zbulon detaje nga takimi me deputetët dhe drejtuesit e PS në Tiranë, ja çfarë u diskutua

Rama zbulon detaje nga takimi me deputetët dhe drejtuesit e PS në Tiranë, ja çfarë u diskutua

August 29, 2026
Edhe të lë prift, edhe të rruan mjekrën

Edhe të lë prift, edhe të rruan mjekrën

August 29, 2026
Ministri Hoxha: Alpet shqiptare, një thesar natyror që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë

Ministri Hoxha: Alpet shqiptare, një thesar natyror që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë

August 29, 2026
Paralajmërimi i fortë i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

Paralajmërimi i fortë i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

August 29, 2026
Studimi alarmanmt/ “Godzilla” klimatike po afrohet: El Nino bëhet më i paparashikueshëm, paralajmërim për katastrofa në mbarë botën

Studimi alarmanmt/ “Godzilla” klimatike po afrohet: El Nino bëhet më i paparashikueshëm, paralajmërim për katastrofa në mbarë botën

August 29, 2026
Lamallari mbledh prefektët e 12 qarqeve, përcjell porositë e Ramës: Komunikim më i shpejtë dhe zgjidhje konkrete për qytetarët

Lamallari mbledh prefektët e 12 qarqeve, përcjell porositë e Ramës: Komunikim më i shpejtë dhe zgjidhje konkrete për qytetarët

August 29, 2026
Mbledhja e socialistëve në Lundër, Rama takon stafin e restorantit: Me katnarët e mi n’dur t’sigurta! (VIDEO)

Mbledhja e socialistëve në Lundër, Rama takon stafin e restorantit: Me katnarët e mi n’dur t’sigurta! (VIDEO)

August 29, 2026
1 vit në qeli, GJKKO kalon për gjykim Erion Veliajn! Avokatët e kryebashkiakut bojkotojnë seancën

Konspiracioni mbi “komplotin idiotesk” të shkarkimit kushtetues që bëri Erion Veliaj

August 29, 2026
Dëgjoi zëra apo e kishte planifikuar? Bashkëshorti doli të blinte ushqim, ajo mbyti tre fëmijët! Ja historia tronditëse e Lindsay Clancy dhe dilema që po ndan SHBA-në

Dëgjoi zëra apo e kishte planifikuar? Bashkëshorti doli të blinte ushqim, ajo mbyti tre fëmijët! Ja historia tronditëse e Lindsay Clancy dhe dilema që po ndan SHBA-në

August 29, 2026
“Të majtët” shqiptarë, që i marrin borxh armiqtë, stereotipet dhe retorikën të djathtës ekstreme

“Të majtët” shqiptarë, që i marrin borxh armiqtë, stereotipet dhe retorikën të djathtës ekstreme

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com