Një video shokuese është shfaqur në internet, ku duket momenti kur një turmë njerëzish djegin për së gjalli një hajdut në Venezuelë.
Fillimisht turma nuk e dinte se çfarë kishte bërë Roberto Bernal, por tentativa e tij për tu arratisur i mjaftoi turmës të ndërmarrë këtë veprim.
Dhjetëra burra shihen në video duke e përplasur në tokë burrin pranë një supermarketi, duke e shkelmuar derisa 42-vjeçari mbulohet në gjak dhe përfundon pothuajse pavetëdije.
Pasi një burrë me flokë të bardha vjen nga pas, dhe i tregon turmës se ai e kishte plaçkitur, ata menjëherë tërbohen duke i nxjerrë nga xhepi kuletën dhe duke i kthyer plakut shumën që ia kishte vjedh, që ishin vetëm 5 dollarë.
Por ngjarja e tmerrshme nuk përfundon këtu, pasi ata më pas e lyejnë me benzinë dhe i vënë flakën, duke e djegur për së gjalli në prezencë të dhjetëra qytetarëve.
“Me këtë veprim duam ta mësojmë këtë burrë se nuk duhet vjedhur”, ka deklaruar 29-vjeçari Eduardo Mijares. /a.m.