Kryetari i Kryesisë së Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka organizuar një festë të madhe pasi Gjykata e Apelit e ka shpallur të pafajshëm atë dhe bashkëluftëtarët e tij, në lidhje me rastin “Kleçka”.
Në darkën e shtruar nga Limaj në Malishevë, përveç qytetarëve të shumtë, po marrin pjesë edhe deputetë dhe anëtarë të Nismës për Kosovën, dhe personalitete të ndryshme të dala nga lufta e fundit, referon Express. (b.an)