Prokuroria e Tiranës ka nisur një ditë më parë hetimet për ligjshmërinë e protestës së mbajtur nga Bashkia Tiranë dhë qytetarët para Gjykatës Administrative të Apelit.
Burime nga organi i akuzës konfirmojnë se grupi hetimor i është drejtuar zyrtarisht Policisë së Tiranës duke i kërkuar të konfirmojë nëse protesta ka qenë e njoftuar dhe e pajisur me leje për tubim.
Mësohet se Prokuroria do të nisë marrjen e pyetjeve të personave pjesëmarrës në protestën e Veliajt, vetëm pasi të ketë në dorë lejen e protokolluar.
Identifikimi i pjesëmarrësve në protestë do të bëhet përmes pamjeve filmike të kamerave të sigurisë, ndërsa Presidenti, PD, KLD dhe Unioni i Gjyqtarëve u shprehën të trembur nga presioni që sipas tyre Bashkia po i bën trupit gjykues. (javanews.al / r.a)