Shërbimi Sekret amerikan ka nisur hetimet ndaj një ish-shërbëtori të Donald Trumpit, i cili kishte bërë thirrje për vrasjen e presidentit Barack Obama. Anthony Senecal kishte shkruar në Facebook se Obama duhet të varet për tradhti.
Ai gjithashtu kishte shkruar se Obama do të duhej të vritej nga ushtria që në mandatin e tij të parë. Senecal kishte punuar për Trumpin për gati 30 vjet.
Ndërkohë ekipi i kandidatit republikan për president ka reaguar shpejt duke u distancuar nga deklaratat e ish-shërbëtorit të miliarderit nga Neë Yorku, referon Koha.
“Ai nuk është më punëtor i Trumpit. Ne i dënojmë ashpër të gjitha këto komente të tmerrshme të bëra prej tij”, thuhet në reagimin e kampit të Trumpit. (b.an)