Prokuroria e Shqipërisë, me kërkesë të autoriteteve kosovare ka nisur hetimet ndaj ish-kryeministrin në ekzil të Kosovës, Bujar Bukoshi në lidhje me keqpërdorimet e mundshme në të ashtuquajturin “Fondin e Tre Përqindëshit”, gjatë periudhës së luftës. Në këtë hetim, përveç Bukoshit janë të përfshirë edhe Naser Osmani e Atdhe Gashi.
Veprimet hetimore mësohet se në muajin prill të këtij viti i janë ngarkuar Prokurorisë së Tiranës, shkruan gazeta “Panorama”.
“Kërkesa për hetim ka mbërritur në Tiranë nga Prokuroria Speciale e Kosovës në datën 15 janar 2016 dhe mban numër protokolli 190/1”, ka mësuar gazeta nga burime e saj brenda Prokurorisë. (b.an)