Këto unaza janë diçka shumë e veçantë dhe shumë më ndryshe nga unazat e tjera, për shkak se brenda tyre ndodhet një botë e vogël e detajuar shumë mirë.
Nëse jeni një njeri që adhuron natyrën aventuriere dhe vendet si kanionet, personaliteti juaj do të përshtatet shumë me këto unaza.
Një argjendar kanadez ka krijuar këto unaza duke përdorur dru të freskët, rrëshirë dhe dyllë blete, transmeton Gazeta Express.
Ajo çfarë i bënë këto unaza kaq të veçanta është se çdo njëra prej tyre është e ndryshme, që do të thotë se cilëndo botë të vogël që e zgjidhni, ajo ju përket vetëm juve. javanews/ a.k