• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta në konventën e shkolla të mesme: Sillni energji pozitive

by Java News
06/05/2016 18:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lëvizja Rinore për Integrim ka prezantuar sot konventën kombëtare të shkollave të mesme. Nxënës të shkollave të mesme nga gjithë vendi kanë paraqitur kërkesat e tyre për të ofruar sa më shumë mundësi për të rinjtë, në mënyrë që të ndihmojnë në formimin e tyre.

Nxënësit kanë kërkuar mundësi për të ofruar disa shërbime me tarifa të reduktuara për ta, si abone për nxënësit që përdorin transportin urban, bileta me çmime më të ulëta për në kinema, teatër, muze, etj.

Kreu i LSI-së Ilir Meta në Konventën Kombëtare të Shkollave të Mesme deklaroi se të rinjtë e LRI-së përcjellin energji pozitive, ndërsa shtoi se për fat të keq në disa raste politika dhe Kuvendi që ai drejton përcjell energji negative.

“Është kënaqësi e veçantë të marr pjesë në këtë konventë, është një risi që jam i bindur do kthehet në një traditë të pandalshme të LRI. Përgjigja më e mirë për pyetjen se çdo të thotë LRI është se sipas mendimit tim LRI do të thotë energji pozitive, kjo është ajo që i duhet më shumë se çdo gjë tjetër vendit tonë dhe rinisë së Shqipërisë, sepse shqiptarët energji kanë pasur gjithmonë, por jo gjithmonë i kanë patur pozitive dhe jo gjithmonë i kanë bashkuar në mënyrë pozitive drejt së ardhmes”.

“Kur dëgjoj Kejdin që flet në Kuvendin e Shqipërisë kënaqem dhe krenohem sepse përcjell një energji mjaft pozitive, një vizion të së ardhmes dhe mbi të gjitha një përmbajtje mjaft racionale, e cila na duhet të gjithëve, si vend, si klasë politike, si shoqëri që të përfitohet më shumë nga energjitë pozitive që mund të çlirohen. Kjo është arsyeja e një dallimi të madh që ekziston sot midis asaj se të rinjtë anë e mbanë Shqipërisë nuk lodhen duke iu bashkuar LRI. Ashtu se si për fat të keq shqiptarët janë lodhur nga energjitë negative që përcjell në të shumtën e herës politika shqiptare, për fat të keq edhe Kuvendi që drejtoj unë aktualisht. Ndaj kemi nevojë për një politikë me energji pozitive, prandaj kemi nevojë për të rinj dhe të reja që sjellin këto energji pozitive. Kemi nevojë për politikë pozitive, forcat politike të hapen ndaj të rinjve dhe të rejave”, vijoi Meta.

Meta tha më tej se: “Moto e LSI është e sinqertë, Shqipëria është e të rinjve dhe duhet të jetë e të rinjve, për këtë jo vetëm që politika duhet të bëjë më shumë për të rinjtë, por edhe vetë politika duhet të jetë e të rinjve. Ashtu sikurse dhe ju, unë ndjehem krenar kur shikoj debatet e këshillit bashkiak të Tiranës ku përfaqësuesit e këshilltarëve të LSI diskutojnë dhe ngrenë problemet e komunitetit”.

Ndër të tjera Meta shtoi se një kryepriotitet i politikës shqiptare sot mbetet reforma në drejtësi, miratimi i së cilës nuk duhet të vonohet më. “Kryeprioritet sot mbetet miratimi i reformës në drejtësi, është vendimtare për të vendosur një raport të ri të politikës me qytetarët, është vendosja e standardeve më të larta të transparencës. Në këtë drejtim LSI do vazhdojë të thellojë të gjitha nismat e saj të bëra publike. Do i kërkoja edhe deputetëve tona më të reja që të ndërmarrin iniciativa sa më konkrete në këtë drejtim, me standardet më të larta duhet ti kërkojnë të rinjtë, për të shikuar legjislacionin e financimit të partive, transparencë për fondet dhe organizatat politike për të marrë eksperiencë ndërkombëtare, për të bërë ndryshim në kod që garantojnë shenjtërinë e votës. Këto janë të domosdoshme për të rritur besimin tek politika”.

BW/d.i.

Next Post

“Kjasina” e Anton Pashkut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO NGA DRONI / Sa ishte pjesëmarrja sot në protestë rreth orës 20:00?!

VIDEO NGA DRONI / Sa ishte pjesëmarrja sot në protestë rreth orës 20:00?!

July 10, 2026
Çfarë tregon për Republikën e re Islamike mungesa e Mojtaba Khameneit në varrimin e të atit?

Çfarë tregon për Republikën e re Islamike mungesa e Mojtaba Khameneit në varrimin e të atit?

July 10, 2026
Eliminimi i Brazilit, Vinicius: Kërkoj falje, do luftoj për t’u rikthyer në majë të botës

Eliminimi i Brazilit, Vinicius: Kërkoj falje, do luftoj për t’u rikthyer në majë të botës

July 10, 2026
Dy mjete përplasen në Fier, përmbyset kamionçina, plagoset pasagjeri

Dy mjete përplasen në Fier, përmbyset kamionçina, plagoset pasagjeri

July 10, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Rregulla të reja për bankat! Sulmet kibernetike do të raportohen brenda 4 orëve, testime të detyrueshme çdo vit

July 10, 2026
Forcohen rregullat për kategorizimin e hoteleve dhe bujtinave, dokumente të reja për bizneset

Forcohen rregullat për kategorizimin e hoteleve dhe bujtinave, dokumente të reja për bizneset

July 10, 2026
“Shqipëria, rezultate kundër korrupsionit”, raporti i KE: Objektiv, mbyllja e negociatave deri në 2027

COREPER jep “dritën jeshile” për mbylljen e negociatave për tre kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

July 10, 2026
Spektakël i garantuar, publikohen formacionet e Spanjë-Belgjikë

Spektakël i garantuar, publikohen formacionet e Spanjë-Belgjikë

July 10, 2026
Vrasja e ish-ministres britanike Ann Widdecombe, arrestohet një 26-vjeçar

Vrasja e ish-ministres britanike Ann Widdecombe, arrestohet një 26-vjeçar

July 10, 2026
Shqiptarët mbajnë 1.8 trilionë lekë kursime në banka, 10 depozituesit më të mëdhenj zotërojnë 7.5% të tyre

Shqiptarët mbajnë 1.8 trilionë lekë kursime në banka, 10 depozituesit më të mëdhenj zotërojnë 7.5% të tyre

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In