Dy shqiptarë dhe një italian kanë rënë në pranga gjatë një aksioni në Rimni të Italisë.
Ata janë kapur me drogë që arrin vlerën 300 mijë euro. Në pranga ka rënë edhe një biznesmen italian, i njohur me emrin David Roberto. Siç njoftojnë mediat italiane, shqiptarët e arrestuar janë Devis Hisa 23 vjeç dhe Erid Disha 22 vjeç.
Policët ishin vënë në ndjekje të njërit prej shqiptarëve, i cili po shkonte në vendin ku do bëhej shkëmbimi.
Ai u takua me shokun e tij dhe bisnesmenin italian. Gjatë momentit të takimit, ata shkëmbyen 30 kilogramë kanabis sativa, vlera e së cilës shkon në rreth 300 mijë euro.
Lajmifundit/d.i.