• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Moti i keq, ministri Vengu takim online me ministrat dhe kryebashkiakët e Lezhës e Shkodrës

by A M
08/10/2024 22:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përkeqësimi i kushteve atmosferike i pritshëm për në vijim nga autoritetet, ka angazhuar jo vetëm strukturat e Mbrojtjes Civile dhe njësive lokale në Lezhë e Shkodër, por edhe ministrat e linjës.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, institucionit që ka në varësi edhe Emergjencat Civile, njoftoi sot se është ka bërë një takim online bashkë me kolegët, ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha dhe të Bujqësisë, Anila Denaj.

Gjithashtu në komunikim ishin kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, prefektja Majlinda Angoni, kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu dhe prefekti Gjergj Prendi, “për t’i paraprirë situatës meteorologjike të ditës së nesërme me reshje intensive në veri-perëndim të vendit”, teksa do jenë në komunikim të vazhdueshëm.

Njoftimi i ministrit Pirro Vengu për takimin:

“Dakordësuam masat parandaluese që duhet të ndërmarrim bashkërisht në orët në vijim:

– Inspektime mirëmbajtëse në infrastrukturën kulluese, kolektorët në zonat urbane dhe hidrovorët;

– Gatishmëri teknike e Brigadës së Emergjencave Civile dhe Forcave të Armatosura të Vaut të Dejës në mbështetje të ekipeve vendore;

– Sensibilizim i qytetarëve të zonave me risk për masat individuale mbrojtëse.

Monitorimi i vazhdueshëm i situatës dhe gatishmëria e Emergjencave Civile janë një parakusht për të minimizuar pasojat e këtij fronti reshjesh për Lezhën dhe Shkodrën, ku puna për të mbajtur të hapura akset rrugore kombëtare dhe rurale, dhe për të mirëmbajtur kolektorët dhe kanalet kulluese, do të vazhdojë”.

Next Post
Balla në Londër: Diaspora, rol në zhvillimin e Shqipërisë

Balla në Londër: Diaspora, rol në zhvillimin e Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com