• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Mirëpritet nga ndërkombëtarët, Kosova hap kufirin për produktet e gatshme serbe

by S T
08/10/2024 20:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mesditën e së martës hyri në fuqi vendimi që produktet e gatshme serbe të mund të hyjnë në Kosovë vetëm përmes pikës kufitare në Merdare, pas më shumë se një viti që kur u vendos masa e ndalesës së tyre për arsye sigurie.

Kamionët që hynë shoqëroheshin nga patrullat policore si dhe ato të Doganës së Kosovës deri në terminal.

Arsye pse Merdare u zgjodh si pikë e kalimit kufitar për të hequr masën e sigurisë ndaj produkteve serbe është pikërisht afërsia që ka me terminalin doganor ku kamionët që hyjnë nga Serbia do t’i nënshtrohen një kontrolli të detajuar manual nga doganierët dhe policët kosovarë.

Kontrollimi i detajuar solli vonesa për transportuesit e tjerë që sillnin nga Serbia lëndë të parë e cila nuk ka qenë pjesë e masës për ndalim.

“Po kemi problem edhe në kufi kontroll të shtuar, edhe në doganë shumë kontroll të shtuar, dje kemi hyrë në ora 16:00, sot kemi pasur të kthehemi e të ngarkohemi sërish nesër, por ne tash nuk mund të kthehemi”, tha Visar Rexhepi, transportues i grurit.

Ministria e Punëve të Brendshme konfirmoi se masa e ndalimit do të mbetet në fuqi në pikat e tjera kufitare.

“Pikat e tjera kufitare me Serbinë do të hapen për të gjitha mallrat në momentin kur skanerët me rreze X bëhen funksionalë në ato pika kufitare”, tha Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme.

Për të parë nga afër hyrjen e mallrave serbe, në Merdarë erdhën edhe përfaqësues të Bashkimit Europian, Ambasadës amerikane si dhe asaj gjermane.

“Tregtia e lirë e mallrave në të gjithë Ballkanin Perëndimor, në përputhje me rregullat e CEFTA-s, është çelësi për funksionimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, i cili është pjesë integrale e Planit të Rritjes. Për të mirën e njerëzve dhe të bizneseve”, zyra e BE në Kosovë.

Ambsadori amerikan Jeffrey Hovenier u shpreh i kënaqur me vendimin për heqjen e ndalimit për mallrat serbe.

“Jam i kënaqur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalimit për mallrat e gatshme të importuara nga Serbia. Ky është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur për Kosovën, në rrugën e saj drejt integrimit evropian. Ne i vlerësojmë partnerët tanë ndërkombëtarë për përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të promovuar tregtinë e lirë në rajon”, tha Jeffrey Hovenier, ambasador i SHBA.

Gjermania, që insistoi në heqjen e kësaj mase madje kërcënoi Kosovën me përjashtim nga Procesi i Berlinit, gjithashtu mirëpriti vendimin.

“Tregtia e lirë jo vetëm që nxit ekonomitë lokale e rajonale, por gjithashtu hap dyert për pjesëmarrje në iniciativat rajonale dhe evropiane”, tha Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë.

Për shkak të dyshimeve se me kamionët serbë hyjnë edhe armë, disa vende perëndimore i kanë premtuar Kosovës skanerë që të vendosen në pikat kufitare me Serbinë ku do të mund të kishte kontroll përmes rrezeve.

Next Post
Priten reshje shiu në Shkodër dhe Lezhë, Agjencia e Mbrojtjes Civile paralajmëron qytetarët

Priten reshje shiu në Shkodër dhe Lezhë, Agjencia e Mbrojtjes Civile paralajmëron qytetarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rishikimi i arrestit me burg, 82% e shqiptarëve mbështesin Gjykatën e Lartë

Rishikimi i arrestit me burg, 82% e shqiptarëve mbështesin Gjykatën e Lartë

May 28, 2026
Rama: PS drejt një tjetër fitoreje të jashtëzakonshme në zgjedhjet e vitit të ardhshëm

Rama: PS drejt një tjetër fitoreje të jashtëzakonshme në zgjedhjet e vitit të ardhshëm

May 28, 2026
Rama nga Korça për 35-vjetorin e PS: Në maj 1996 socialistët u dhunuan me brutalitet nga qeveria e PD

Rama nga Korça për 35-vjetorin e PS: Në maj 1996 socialistët u dhunuan me brutalitet nga qeveria e PD

May 28, 2026
Aksident tragjik në Fier, humb jetën 37-vjeçari (EMRI)

Aksident tragjik në Fier, humb jetën 37-vjeçari (EMRI)

May 28, 2026
Departamenti amerikan i Drejtësisë nis hetim ndaj akuzueses së Trumpit

Departamenti amerikan i Drejtësisë nis hetim ndaj akuzueses së Trumpit

May 28, 2026
Ukraina falënderon Tiranën pas qëndrimit ndaj Rusisë: Vlerësojmë solidaritetin dhe mbështetjen

Ukraina falënderon Tiranën pas qëndrimit ndaj Rusisë: Vlerësojmë solidaritetin dhe mbështetjen

May 28, 2026
Artan Hoxha: Grupi që zhduku Ervis Martinajn lidhet edhe me ngjarjen në Rinas

Artan Hoxha: Grupi që zhduku Ervis Martinajn lidhet edhe me ngjarjen në Rinas

May 28, 2026
Temperatura të larta në vend! IGJEO paralajmëron rrezik zjarresh, ja qarqet e rrezikuara

Temperatura të larta në vend! IGJEO paralajmëron rrezik zjarresh, ja qarqet e rrezikuara

May 28, 2026
 “SHBA-të dhe Irani arrijnë marrëveshjen, pritet firma e Trump”, “Axios” nxjerr prapaskenat e fundit

 “SHBA-të dhe Irani arrijnë marrëveshjen, pritet firma e Trump”, “Axios” nxjerr prapaskenat e fundit

May 28, 2026
Holanda garanton mbështetje për Policinë e Shtetit, në fokus krimi i organizuar ndërkombëtar

Holanda garanton mbështetje për Policinë e Shtetit, në fokus krimi i organizuar ndërkombëtar

May 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In