Reformës në Drejtësi në javët që vinë dhe jo në muajt pasaardhës. Me këtë rast kryeparlamentari ka artikuluar edhe formulën e kompromisit për çështjet që palët nuk bien dakord që ka të bëjë me pranimin si pika konsensusi të zgjidhjeve që do të japë misioni ndërkombëtar i EURALIU-s dhe OPDATE.
“Asnjë reform nuk është diskutuar në mënyrë kaq të gjerë. Shteti ligjor duhet të funksionjë ndryshe nga çka funksionuar deri tani. Reforma duhet të arrijë shumë objektiva. Shqiptarët tashmë janë të lodhur nga debate për Reformën në Drejtësi. Kjo situatë duhet të marrë fund. Reforma është proces gjithëpërfshirës”, ka nënvizuar Meta.
Sipas tij, vihet re dhe një protagonizëm politik lidhur me Reformën. Ai ka nënvizuar se Komisioni i Venecias, i gjithëpranuar nga palët dhe që i janë drejtuar të gjitha palët, ka dhënë disa rekomandime të thelluara.
“Kemi dhe angazhim të eskpertëve ndërkombëtar OPDATE dhe EURALIU-s. Jemi në moment finalzimi. Kjo do i hapë rrugën kompletimit. Baza e konsensusit janë shumë të gjera sesa kundërshtit, që më shumë janë pretekste. Aty ku nuk arrihet konsensusi të pranohen zgjidhjet që do të japë OPDATE dhe EURALIU-s. Ndryshimet kushtetuese të miratohen në javët që vinë dhe jo në muajt që vinë”, ka apeluar Meta.
(javanews.al) Me. Ar