• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Nuk jam bërë pishman për Brazilin”, Ançeloti më serioz se kurrë: Fjalët i merr era, dua reagim në fushë

by S T
09/11/2024 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trajneri i Realit të Madridit, Karlo Ançeloti foli për mediat përpara se të përballet me Osasunën sot në “Bernabeu”. Do të jetë një ndeshje me rëndësi jetike për “Los Blancos” pas shuplakave të fundit dhe trajner italian ua ka përcjellë qartë mesazhin lojtarëve të tij. Ai pretendon se ka identifikuar problemet e mbrojtjes së ekipit dhe shpreson të shohë një ndryshim, një reagim.ancelotiOsasuna – “Është një skuadër që po bën shumë mirë, janë në pozita komode në renditje. Ne e shohim ndryshe. Për ne është një mundësi e mirë për t’i bërë gjërat përsëri siç duhet. Kjo ndaj Osasunës mund të jetë një mundësi për të fituar përsëri”.

Gjendja e ekipit – “Kemi punuar mirë dhe mendojmë se e kemi gjetur zgjidhjen e problemeve që kemi pasur. Por këtë gjë duhet ta vërtetojmë në praktikë. Ekipi është i vetëdijshëm për atë që po ndodh”.

Zgjidhja – “Unë mendoj se ky (salla e konferencave) nuk është vendi më i mirë për të folur për problemet që kemi pasur. Kemi humbur dhe duhet t’i bëjmë gjërat ndryshe”.

Mbape dhe Franca – “Unë nuk do të flas për këtë çështje, nuk jam unë ai që do ta gjykoj vendimin e trajnerit të kombëtares franceze. Ne duhet ta pranojmë atë, sepse i takon atij të vendosë. Mbape është i motivuar dhe i zhgënjyer nga ajo që po ndodh”.

Humori i Ançelotit – “Në përgjithësi më njihni për sensin tim të humorit. Por ky nuk është momenti i duhur për të folur apo për të bërë humor. Nuk është koha për të qeshur. E vlerësoj gjithë kohën që kaloj këtu, këto janë kohë të vështira, por e vlerësoj që jam këtu”.

Problemet e ekipit – “Mezi pres të shoh se çfarë do të bëjë skuadra në fushë për ato çfarë kemi biseduar mes nesh këtë javë. Është një problem në mbrojtje dhe ne e dimë mjaft mirë”.

Pozicioni i Mbapesë dhe Vinicius – “Nuk kam dashur të ndryshoj pozicionin e lojtarit që bën diferencën. Por edhe për faktin se Mbape ka karakteristikat për të luajtur si sulmues. Unë nuk dua ta ndryshoj këtë. E thashë më lart, se nuk është problem në sulm por në mbrojtje”.

Valverde – “Ai është shumë mirë, ka pasur probleme me shpinën, por tani është shumë mirë dhe ne po i bëjmë llogaritë me të në fushë”.

Mbështetja e klubit – “Kanë qenë netë të gjata, duke menduar dhe kërkuar zgjidhje, por unë kam mbështetjen e klubit, të lojtarëve… Tani ka dëshirë dhe motiv për të parë nëse ajo që kemi zbuluar mund të jetë zgjidhja”.

E ardhmja – “Ne do të luftojmë për të gjithë trofetë ku jemi në garë. Në një muaj do të kemi një shans për të fituar një titull (duke iu referuar kupës Ndërkontinentale)”.

Brazili – “Besoj se e sqarova pozicionin tim. Nuk jam bërë pishman që qëndrova në Madrid”.

Next Post
Entuziazmi i Berishës për fitoren e Trump, Spahiu: SHBA i akuzoi për skenar rus! Opozita u konfliktua me zyrtarin e DASH dhe…

Entuziazmi i Berishës për fitoren e Trump, Spahiu: SHBA i akuzoi për skenar rus! Opozita u konfliktua me zyrtarin e DASH dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In