• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse PD po i ngre kurth vetes me “non grata”-ën e Berishës

by Mero Baze
09/11/2024 19:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sanksionimi i familjes Berisha nga SHBA dhe më pas Britania e Madhe, janë vendime të marra bazuar në dosjen e Sali Berishës në Uashington dhe Londër. Ajo dosje fillon më 1991 dhe përfundon më 2021, kur dhe është sanksionuar familjarisht.

Është e vërtetë që sanksionimi i Berishës dhe pasardhësve të tij synon politikisht të shkëpusë fatin e PD-së nga Sali Berisha. Madje dhe më tej, të shkëpusë Sali Berishën nga politika shqiptare.

I pari që e lexoi qartë këtë synim ishte Berisha, dhe pikërisht pas këtij akti, ai rimori peng PD-në. Kjo nuk e shqetëson as Uashingtonin, as Londrën, pasi ata kanë kohë të presin të vdesë Sali Berisha dhe të përfundojnë problemet me të, por PD-ja natyrisht i ngriti kurthin e parë vetes me këtë akt, pasi iu dorëzua njeriut me më pak perspektivë për t’i çuar drejt fitores.
Edhe roja i PD-së ka më shumë shanse ta çojë PD-në në fitore sesa Sali Berisha.

Tani PD po i ngre vetes kurthin e dytë. Kanë tre ditë që mëngjes e darkë deklarojnë se SHBA do të anulojë sanksionimin e Berishës. Me Britaninë e Madhe s’kanë më shpresa, sepse e kanë humbur gjyqin.

Në fakt, gjyqin e kanë humbur dhe me Blinken, pasi muajin e parë pas sanksionit Berisha u thoshte që do ta fitojmë gjyqin në Francë, por as letrën nuk ia hapën.

Tani nuk e di se çfarë gjyqi do të fitojë në Uashington. Në listën e sanksioneve të Berishës janë rreth 230 të sanksionuar nga gjithë bota, dhe askush prej tyre as ka mundur të apelojë dhe as të lehtësojë pozitën e tij.

E kuptoj që Berisha është i interesuar të shtyjë disa muaj. Deri në janar do të thotë: “nuk bëhet gjë, se do hyjë Trumpi në zyrë.” Deri në maj do të thotë: “ka filluar të mendojë, por ka shumë prioritete të tjera.” Pastaj mbarojnë zgjedhjet dhe ai natyrisht do të humbasë duke thënë: “m’i vodhën votat.”

Problemi është se çfarë do të bëhet me këta politikanë që deklarojnë se Berishës do t’i hiqet “non grata” kur ajo të mos i hiqet?

E sigurt është që nga sot e tutje PD-ja do të ketë premtim kryesor heqjen e “non grata”-ës së Berishës dhe jo kthimin në pushtet. Kështu që dhe mandati i katërt i Ramës do të vazhdojë me shpresën se para se të shkojë në zgjedhjet për mandatin e pestë, atij do t’i hiqet “non grata.” Por deri atëherë Berisha do të jetë në burg. Do të jetë i dënuar për korrupsion dhe për 21 janarin. Kjo thjesht mund t’i shtojë ndonjë sanksion tjetër larg qoftë edhe nga zyra e Presidentit të SHBA.

Por kurthi që PD-ja i ngre vetes është i tmerrshëm. Jo vetëm që nuk ngjallin shpresë për t’u kthyer në pushtet, por futen në një tunel ku e dinë që s’ka kurrë dritë në fund të tij. Në vend që të bëjnë betejë dhe të gënjejnë demokratët se Berisha nuk do të dënohet, se do t’i fitojë gjyqet, se është i pafajshëm, etj., rrinë e u thonë: “do t’i heqin ‘non grata’-n,” e cila as hiqet më dhe as u duhet më e hequr, pasi ata e rizgjodhën kryetar me “non grata.”

Problemi i tyre është se e kanë kryetarin në burg dhe nuk do të kenë shanse ta shikojnë të lirë sa është gjallë. Dhe këtë nuk e kanë në dorë ata sikur e kishin ta bënin kryetar. Ai nuk është presidenti i SHBA-së t’i anulohen dënimet pse u bë kryetar i PD-së. Titulli kryetar i PD, është thjesht sa zbukuron qelinë e të dënuarit, por nuk e nxjerr jashtë.

Next Post
“Do t’ju nxjerrim ujin e zi”, Bylykbashi – Spiropalit: Rregullorja juaj si në kamp-përqëndrimi për të na…

"Do sjellim një model ndryshe të mosbindjes civile", Bylybashi paralajmëron: Do të kombinojmë aksionit politik në rrugë me...

Comments 1

  1. Lavdo Xhyheri says:
    2 years ago

    Më në fund, burgu i Reçit, do të ketë një banor të ri, burgaxhiun VIP, në qelinë nr.1 – DOKTOR HONORIS CAUSA – që është – i madhi dhe i pavdekshmi Dr.Prof. Sali Ramë Shiqere Birisha.
    Me meritë dhe djersë të ballit, po shkon drejtë birucës burgaxhiu më i ri.
    I sugjerojmë të sigurojë brekë, penebrekë, kanatjere e gjoksore leshi, se nuk shtyhet burgu në pleqerinë e thellë 80 vjeçare.
    Dynjaja në këtë moshë, sigurojnë vënd varrimin e arkivolin, ndersa Sali Berisha, po sistemon birucën.
    Dashka me vdekë në burg.
    Punë katundarësh, sepse mendojnë që burgu është për burra.
    Atehere provoje doktor Sali Berisha, të të ftohet mirë bytha.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

September 10, 2026
Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

September 10, 2026
Tensionet në veri/ Ish-presidenti Thaçi lë qelinë dhe shkon në Kosovë

Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time!

September 10, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha flet nga New Jersey: Vendimi ‘non-grata’ ishte lobim korruptiv i Ramës dhe Sorosit

September 10, 2026
“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

September 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

U kap me armë zjarri dhe jelek antiplumb, arrestohet pronari i një hoteli në Fushë-Krujë

September 10, 2026
Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

September 10, 2026
Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

September 10, 2026
Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

September 10, 2026
Shkodër/Ardi Veliu kritikon ashpër policinë vendore për grupet kriminale e kultivimin e drogës

Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com