Nga Artan Fuga
Sepse aty do të luajë ndeshjet e veta kombëtarja e futbollit.
Pse duhet të vendoset flamuri kombëtar?
Ku tjetër ka ditur strategjia ekonomike e Shqipërisë ta orientojë kapitalin privat veçse në kulla betoni, baj e fut beton nëpër shkallë.
Kulla është simboli i historisë Shqiptare së fundmi.
Ajo kullë shkon shumë mirë me simulimin imagjinar të hartës të Shqipërisë.
Cfarë dreqin keni?
A nuk personifikon kulla Shqipërinë e këtyre viteve?
Po ju them se kjo nuk diskutohet.
Kullat boshatisën territorret e Shqipërisë dhe i hypën shqiptarët si majmuna nëpër katrahura betoni të tipit më mediokër dha banal duke i hequr nga malet, kodrat, lumenjtë, brigjet e vendit.
Kullat na bënë të besojnë se kemi ritme rritjeje dhe me beton e hekur shëmbën ekonominë shqiptare duke krijuar gropën thithëse të të gjithë kapitaleve të shqiptarëve.
Kulla hangri ekonominë shqiptare.
A nuk e shkatërroi qytetin kulla duke ngushtuar rrugët, shëmbur monumentet historike, betonizuar?
A nuk na morri ajrin dhe detin, dhe hënën dhe pejsazhin Kulla?
Kulla, a nuk na vrau,
na dogji,
na cmendi,
na sëmuri?
A nuk i përzuri nga qyteti i ndytë kulla pushtetarët dhe pasanikët duke i cuar të jetojnë andej jashtë Tiranës?
A nuk na la vetëm ne budallenjtë dhe naivët që nuk dimë të marrim vota Kulla në Tiranë?
A nuk po zëvendësojmë me kulla pemët, parqet, lulishtet?
Pra kulla është simboli i kombit shqiptar.
Si të mos valvitet kulla mbi stadium ku do të luajë kombëtarja ?
A jeni në vete more ju që e kundërshtoni.
Ne nuk jemi qytetërim i ilirëve, as i osmanëve, as i kinezëve, as robokopëve, por i kullave.
Ne jemi majmuna të ngjitur në kulla.
Madje unë them që edhe stadiumin ta heqim dhe të luajmë futboll ke tarraca e kullës.