El Mundo Deportivo, gazeta katalanase shumë e afërt me Barcelonën, thotë se mbrojtësi Elseid Hysaj është nën lupën e katalanasve. Trajneri Luis Enrique nuk dëshiron të mbajë më brazilianin Dani Alves dhe klubi po kërkon një zëvendësues të tij.
Objektivi kryesor i kampionëve të Spanjës është Wendell i Bayer Leverkusen, por ndërkaq po vëzhgojnë edhe alternativa të tjera. Ndër ta është Hysaj, zbulimi i sezonit në Serie A me Napolin, ku shihet si mbrojtësi i djathtë më i mirë.
Lojtari kuqezi, i rritur tek Empoli, mund të luajë në të dy krahët e mbrojtjes, çka i rrit kuotat e tij, ndërkohë që i interesuar është edhe Atletico Madrid.