Nga Artan Fuga
Për mua nuk është thjesht problemi nëse do të ketë ose jo një kullë aty prapa portjerit.
Ky është një teke krejt e çmendur që le të ngrihet si provë për brezat e ardhshëm sesa ekscentrikë kemi qenë ne …
Monumenti i cmendurisë sonë kolektive.
Lavdi çmendurisë – shkruante Erazmi i Roterdamit.
Lavdi!!!
Puna është se një stadium në një lagje rezidenciale, ngjitur me bulevardin kryesor të qytetit, afër institucioneve të shtetit, në zonën më të pasur, pranë një parku ku duhet të mbretërojë qetësia, atje ku turmat e tifozavee do të bllokojnë bashkë me policinë gjithë trafikun e qytetit, nga Sknderbeu deri te Sheratoni, kjo nuk është çmenduri, kjo është një budallik urban.
Amani mo amani !
Po ikni mo bëjeni andej nga Farka, Kombinati, Rrëzë Dajti, popullojini aty zona, urbanizojini, pasurojini, gjallërojini mo se e mblodhët gjithë pasurinë këtu afër kopshtit zoologjik.
Pupupu!!!
Ore ka urbanistë ky vend se Federatë Futbolli u pa se nuk ka…