Karta e helikopterit të rrëzuar tri javë më parë ka mbërritur në Gjermani, ku ekspertët vendas do të përpiqen të zbardhin ngjarjen. Këqyrja e kartës do të bëhet nga kompania BFU.
Karta përmban materiale filmike nga lëvizjet e helikopterit, të cilat do të zbardhin itinerarin dhe çfarë ka ndodhur.
Helikopteri i FA u rrëzua më 6 prill në liqenin e Shkodrës dhe dy pilotë humbën jetën. Një tjetër i ri ushtarak mbeti i plagosur.