Nga Alfred Peza
Me kane bere per te qeshur e per te qare keto dite, disa zera nga mediat prane opozites shqiptare, ndersa kam qene ndoshta pak me aktiv se me pare ne komunikimin publik, per shkak te intensitetit te zhvillimeve te fundit politike ne vend. Kulmi arriti sot pasi emri im u nominua ne Asmablene Kombetare, per funksionin e Sekretarit te Organizimit Dixhital te PS. Sipas tyre, kjo ishte nje perpjekje e Edi Rames per te me zgjedhur si kunderpeshe ndaj Doktorit per te balancuar personazhin e tij fantashkencor te “qytetarit dixhital”.
Nje qasje qe me kujtoi ankimin proverbial te disa drejtuesve te nje reviste vite me pare, ne kulmin e lulezimit te revistes “Klan”, qe ankoheshin se Andi Bushati (asokohe drejtor) u kishte vjedhur te bardhen e kopertines. Po, po. Vune kujen se ata kishin shpikur ngjyren e bardhe…ne kopertinen e nje reviste! Ndersa sot, ca te tjere kane vene kujen se une po merkerkam guximin qe te sfidoj, dhe ke pa? Pikerisht ate! Kryeshpikjen me te madhe te opozitarizmit politik te ketij shekulli, “ushtarin dixhital” te “liderit te shquar historik te PD”.
Te nderuar vellezer opozitare!
Rrini te qete. Edhe sikur te doni ju, nuk jua vjedh dot njeri “ushtarin dixhital” te “Marshallit”. Sikur “naaaaa….” ta beni dhembin! Sepse ajo ne socialisteve na duhet me shume se ju. Po, po. Madje shume e shume me teper se ju. Sepse e kemi per hurdhe, qe te mos na mari me sysh dynjaja opozitare. Sepse si edhe ju, ne e dime qe Doktori tashme eshte ne moshen e atyre qe tregojne perralla. Dhe ne nuk kemi ndermend qe tia heqim edhe kenaqesine e fundit qe i ka mbetur tashme te beje ne politike. Sepse ajo ka shume rendesi per kombin tone. Brezi im eshte rritur me perrallat e gjysherve me “Mbret e me qeros”, ndersa Doktori yne po i rrit femijet e Shqiperise me perallat me “ushtare” e “gardiane dixhitale”.
Per the gjithe ata qe nuk e kuptojne se c’fare eshte Sekretariati i Organizimit Dixhital, thjeshte po u them qe eshte nje strukture e re, qe aplikohet per here te pare ne historine e partive politike ne Shqiperi. Per t’iu pergjigjur sfidave te sotme dhe sidomos atyre te se ardhmes, sipas modelit te partive me te medha e moderne te planetit. Pasi, jetojme ne epoken e re te teknologjive te informacionit dhe partite politike, duhet ti paraprijne dhe ti japin pergjigje sfidave qe po sjell kjo epoke ne komunikimin me qytetaret.
Organizimi i kesaj strukture te re u ngjiz, bashke me procesin e riorganizimit te PS muaj me pare, i cili e permbylli fazen e pare sot, me zgjedhjen e strukturave te reja drejtuese. Nje organizim i ri qe kerkon nje qasje dhe nje menyre te re komunikimi me anetaresine e partise, me strukturat drejtuese nga qendra ne baze, e me gjithe qytetaret e tjere shqiptare, brenda apo jashte territorit te Republikes. Menaxhimi eficient i regjistrit te ri elektronik te anetaresise, dhenia dhe marrja e informacionit ne kohe reale dhe strategjia e re e komunikimit publik ne kushtet e revolucionit ne fushen e teknologjive te reja te informacionit, jane disa nga detyrat e Sekretariatit te Organizimit Dixhital.
Ndihem i privilegjuar, por edhe i perulur nga barra e pergjegjesise qe anetaresia e Asamblese Kombetare te PS ma ngarkoi pothuajse njezeri kete detyre. Sa i perket atyre qe jane shqetesuar, u them qe te flejne te qete sonte, sepse Doktorin nuk e konkuron dot as une, e asnje njeri tjeter ne kete vend. Megjithate, ju falenderoj qe me dhate edhe nje aresye me shume, per te ma bere edhe me te vecante kete dite. Sepse nuk e kisha menduar kurre, qe pasi u bera vite me pare ne media, deshmitar i nje historie qesharake te alarmit per vjedhjen e te bardhes se kopertines se revistave, tani ne politike, do te jetoja edhe makthin e disa te tjereve, per vjedhjen e “ushtarit dixhital” te Doktorit.
Per fatin tend te keq do duhet te jetosh te pakten edhe 300 vjet te tjera qe te arrish ne nivelin è te madhit Berisha
Edhe diçka tjeter :
Gjejeni te pakten nje nga ato qe u ka thene Berisha nepermjet ” qytetarit digital ” qe nuk ka dale e vertet
Kujdes mushkonjat se tani eshte koha qe kthehen
Alfred,gjithnje e me shume p;o tregohesh qesharak.Je shume,por ama shume here me I vogel nga ce mendon vehten.Jo si politikan,se ne kete drejtim je zero,por edhe si “gazetar I vjeter” qe e mban vehten,e ke treguar ne shume panele ku ke marre pjese dhe je dukur fare qesharak,megjithese ke qene prane disa “gazetareve po aq te vjeter”si Stefani,Zheji,Llorenci.Por nese ti nuk e kupton dot aftesine tende,nuk eshte faji I atyre qe te shpotisin,eshte I yti.