• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Nga burgjet e ISIS në burgjet e Kosovës, i dënuari tregon rekrutimin nga imamët

by Java News
24/04/2016 09:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një shtetas kosovar ka rrëfyer peripecitë e tij në Siri, se si ka përfunduar në ushtrinë e Shtetit Islamik dhe rrugën nga burgjet e ISIS-it në burgjet e Kosovës.

I thirrur për të dëshmuar në procesin gjyqësor kundër të akuzuarve Kastriot Halimi, Hajrullah Aliu dhe Dardan Kërqeli, dëshmitari ka pretenduar se ishte gënjyer nga imamët dhe torturuar nga terroristët. Ata e mbanin të mbyllur në qeli dhe kur vinin hetuesit u lidhnin sytë ndërsa i merrnin në pyetje.

Vazhdimisht kërcënoheshin se do t’i vrisnin. “Nuk mungonin torturat psikologjike dhe nganjëherë edhe ato fizike. Këta nuk ishin hetues të zakonshëm, por pjesë e strukturave të zbatimit të variantit më ekstrem të ligjit fetar të ISIS”, kujton kosovari F.S. në sallën e gjyqit, i cili ishte i mitur kur u arrestua për pjesëmarrje në organizata terroriste kur u kthye në Kosovë, dhe më pas u dënua me burg për të njëjtën vepër, sipas gazetës Express.

Bashkë me një grup tjetër kosovarësh ai kishte udhëtuar për në Siri në shkurt të vitit 2015 dhe ishte kthyer në Kosovë në maj të të njëjtit vit. Ndonëse i riu nga Ferizaj pretendon se kishte udhëtuar në zonën e konfliktit për të ndihmuar popullin sirian dhe më pas kishte mbetur i burgosur në duart e ISIS-it, sërish sistemi i drejtësisë së Kosovës nuk ngurroi ta burgoste.

Kosovari, tani në moshë madhore, që po vuan dënimin në burgjet e Kosovës, pasi kishte vuajtur më parë keqtrajtimin në burgjet e ISIS-it, ishte thirrur në gjykatë për të dëshmuar mbi disa të akuzuar të tjerë që akuzohen për vepra që lidhen me terrorizmin. I ftuar nga Prokuroria Speciale, ai ishte dëshmitar në seancën gjyqësore kundër të akuzuarve Kastriot Halimi, Hajrullah Aliu dhe Dardan Kërqeli. “Prej Kosovës deri në Siri kam udhëtuar me personat Kastriot Halimi, Kujtim Xheladini, Hashim Alija, Valon Alija dhe Florent Bajrami”, – tha F.S.

“Familjen nuk e kam njoftuar për shkuarjen time ngaqë kam menduar që prindërit do të kundërshtonin”, tregon më tej ai. Dëshmitari tha se ishte njohur me Kastriot Halimin, kurse për Hajrullah Aliun tha se vetëm ka lexuar nëpër gazeta që është hoxhë, ndërsa për Dardan Kërqelin tha se nuk e njihte fare. Ai tregoi para trupit gjykues rrugëtimin nga Ferizaj deri në territorin e kontrolluar nga ISIS-i në Siri.

“Unë me Kastriotin fillimisht jemi takuar në Ferizaj ditën kur jemi nisur për në Siri, e më pas me taksi kemi shkuar deri në Shkup, dhe prej Shkupit deri në Stamboll kemi shkuar së bashku me aeroplan, pastaj nga Stambolli deri në Gaziantep, pikë kufitare mes Sirisë dhe Turqisë, brenda zonës që kontrollohet nga Shteti Islamik”, – tregoi F.S.

Në gjykatë ai tha se motivi i shkuarjes në Siri “ka qenë çështje humaniteti dhe dhembshuria për çdo fëmijë dhe çdo njeri të pafajshëm që pëson prej asaj lufte”. Sipas tij, ligjërimet e hoxhallarëve në internet nga Shqipëria dhe Kosova kishin ndikuar që ai të bindej për të marrë aventurën e rrezikshme drejt zonës së konfliktit.

“Kam dëgjuar në internet ligjërimet e hoxhallarëve Ahmed Kalaja nga Shqipëria dhe Fatmir Latifi nga Mitrovica, po ashtu porositë profetike të profetit, që thërret që toka e Shamit apo e Levantit që është një pjesë e Sirisë të jetë e mbrojtur dhe e përkrahur nga myslimanët”, – tha F.S.

Por dëshmitari tha se qëllimi i tij për kontribut paqësor nuk ishte realizuar, sepse pasi kishin rënë në duart e luftëtarëve të ISIS-it, atyre u ishte kërkuar që të merrnin pjesë në luftime. “Gjërat qëndronin ndryshe atje. Militantët e Shtetit Islamik na kanë thënë se nuk mund të ndihmonim vetëm popullin, por domosdoshmërisht duhej të merrnim pjesë në luftë. Si çdo mendje racionale unë vendosa të kthehem në Kosovë”, – tha ai.

Dëshmitari shpjegoi se në momentin që ai kishte shprehur dëshirën që të kthehej në Kosovë, iu nënshtrua torturave nga pjesëtarët e ISIS-it, pasi ata dyshonin se mos ishte ndonjë agjent sekret i shtetit, ndaj dhe e kishin dërguar në burgun e tyre në qytetin Raka.

“Në momentin që jam ndarë nga Kastrioti, mua me disa persona të tjerë na kanë dërguar me makina me sy të mbyllur në burgun e militantëve në qytetin Raka të Sirisë, ku kemi qëndruar rreth 4 muaj, ku aty u jemi nënshtruar të gjitha torturave psikike e rrallëherë edhe fizike”, – tregoi F.S., i cili ishte i vetmi shqiptar në atë burg dhe merrej në pyetje në gjuhën angleze. “Pas katër muajve, militantët e panë që nuk kisha asnjë lloj përfitimi, gjetën mëshirë në zemrën e tyre dhe na liruan”, tha dëshmitari.

Next Post

Përfitimet nga TAP, flet menaxheri për Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

September 23, 2026
Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

September 23, 2026
“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

September 23, 2026
Martin Leka kujton burgun me Nanon dhe Ramiz Alinë: Biseda me Dritëroin para se të arrestohesha

“SPAK ka marrë rolin e portaleve”- Analisti Leka: Publikon mesazhe me histori rozë e denigruese! Pse nuk merret me çështje madhore si 21 Janari?

September 23, 2026
Plas arma në Peqin, një i plagosur dërgohet në gjendje të rëndë në spital

EMRAT/ Plagosja me thikë në Tiranë, arrestohet i dyshuari! I plagosuri në gjendje të rëndë në spital, Policia jep detajet

September 23, 2026
“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

September 23, 2026
“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

September 23, 2026
PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

September 23, 2026
Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

September 23, 2026
“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com