Kandidatja për rektore e Universitetit të Tiranës, Klodeta Dibra ngre shqetësimin se gara po cenohet nga deklaratat politike dhe “tymnaja” që i shoqëron.
Në një prononcim për Top Channel, ajo i bën thirrje kundërshtarit të saj në garë Mynyr Konit, që nëse është kërcënuar t’i drejtohet Prokurorisë dhe të zbardhet e vërteta.
“Është cenuar gara; është cenuar demokracia në zgjedhje. Ajo që po ndodh midis ditës së djeshme dhe ditës së sotme është një dhunim i procesit zgjedhor, një politizim i këtij procesi. Unë them që zoti Koni të shkojë në Prokurori dhe të bëjë denoncimin përkatës nëse ka kërcënim. Kjo është e vetmja gjë që mund të bëjë zoti Koni për të larguar të gjithë tymnajën. Unë shpresoj që Prokuroria të veprojë shpejtë sepse çështja e zgjedhjeve në universitet nuk pret, pasi zgjedhjet janë të mërkurën. Unë distancohem nga të gjitha veprimet që po dhunojnë procesin zgjedhor”, thotë kandidatja Dibra.
TCH