Barcelona nuk do ta lejojë Neymarin që të luajë në Copa America dhe në Lojërat Olimpike Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka thënë se është e tepërt për një lojtar që të luaj në dy kompeticione gjatë verës derisa ka luajtur me Barcelonën gjatë gjithë sezonit. Bartomeu ka thënë se Barcelona do të insistojë që Neymar mos të luajë në Copa America apo edhe në lojërat Olimpike.
“Lojtarët e rëndësishëm duhet të pushojnë ndonjëherë. Ne u kemi dërguar letë atyre dhe u kemi shpjeguar pozicionin tonë. Nëse duhet të insistojmë atëherë do të insistojmë që Neymar të mos luaj të paktën në dy kompeticionet. Ne kemi kërkuar nga federata braziliane që të diskutojmë”, ka thënë numri një i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, citohet Express.