Një 45-vjeçar në Lezhë u dërgua për ndihmë mjekësore në spital pasi kishte një plagë në këmbën e majtë.
Policia njoftoi se dyshohet se ai është vetëplagosur me armë zjarri. Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po vijon hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.
Dyshimet janë që ngjarja të ketë ndodhur në një bar në fshatin Rraboshtë. Ndërkohë efektivët e policisë po hetojnë edhe pista të tjera të mundshme në lidhje me ngjarjen.
/a.r