• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Murtaja Afrikane e Derrave vjen në Shqipëri, ekspertët: Dëmi ekonomik i madh, por nuk prek…

by A R
02/12/2024 09:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Murtaja Afrikane e Derrit është shfaqur në Malin e Rrenzit në Lezhë, ku deri më tani janë konstatuar 10 derra të ngordhur, pesë brenda një ferme dhe pesë të tjerë përgjatë masivit pyjor të kësaj zone. Pjesa e Malit të Rrenzit në Shëngjin në një perimeter prej 10 km ku është konstatuar vatra e sëmundjes është shpallur zonë e kuqe, ku do të kalojë në sitë nga veterineret për të parë nëse ka sërish derra të ngordhur brenda këtij perimentri.

Veterineri Shemsho Lamaj qetësoi qytetarët duke bërë me dije se kjo sëmundje nuk i prek ata., por mund të jenë transmetues të këtij virusi te derrat.

I ftuar në “Mirëmëngjesi Shqipëri”, Lamaj theksoi se dëmet ekonomike të kësaj sëmundje janë shumë të larta.

“Është konstatuar se Murtaja Afrikane e Derrave është prezentë në Shqipëri. Ky është rasti i dytë në rrethin e Lezhës, që për hir të së vërtetës është një prej qarqeve me populacionin më të lartë të mbarështimit të derrave. Është sëmundje virusale, por nuk duhet ngatërruar me Murtajën klasike të derrave, e cila po ashtu ka karakter shumë përhapës.

Njerëzit duhen qetësuar sepse nuk i prek. Nuk ka asnjë dëm në shëndetin e njerëzve por shërbejnë për transmetimin e kësaj sëmundje te derrat. Dëmet ekonomike janë të pallogaritshme sepse ka mortalitet shumë të lartë, deri në 100% të krerëve. Mënyrat e transmetimit janë të shumta, derrat e egër janë transmetuesit më të mëdhenj të sëmundjes”, deklaroi Lamaj.

Ekspertja e sigurisë ushqimore, Ana Vuksani deklaroi gjithashtu se kjo sëmundje nuk transmetohet te qytetarët as nëpërmjet konsumimit të mishit të derrit apo nënprodukteve të mishit.

Ajo, sikurse dhe Lamaj, theksoi se problemi më i madh, është ao ekonomik, pasi sikurse tha Vuksani, brenda një jave mund të shfaroset e gjithë tufa.

“Kjo nuk është sëmundje zonotike që transmetohet nga kafsha te njeriu, qoftë dhe nga konsumimi i mishit të derrit apo nënprodukteve që derivojnë nga mishi. Problemi më i madh është ai ekonomik, sepse brenda një jave mund të kemi shfarosje të një tufe të madhe.”, tha ajo.

/a.r

Next Post
Zgjidhen me short anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi! Sokol Sadushi, kryetar për vitin 2025

Zgjidhen me short anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi! Sokol Sadushi, kryetar për vitin 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In