Reshjet e orëve të fundit ndikuan pozitivisht në nivelin e liqenit të Fierzës, e kështu duke arritur në 265 metër mbi nivelin e detit. Kuota maksimale e liqenit të Fierzës është 296 m ndërkohë që aktualisht ndodhet 31 metër larg pikës maksimale.
KESH bën me dije se situata është nën monitorim të vazhdueshëm. Për momentin për të plotësuar nevojat e konsumit të brendshëm të energjisë elektrike, një sasi e saj sigurohet nga prodhimi brendshëm i dy hidrocentraleve të tjera të kaskadës së Drinit ndërsa pjesa tjetër sigurohet përmes importit.
Situata hidrike në kaskadën e Drinit, e ndihmuar edhe nga reshjet e ditëve të fundit vijon të jetë pozitive çka ka bërë që Korporata Elektroenergjetike Shqiptare të nxjerrë në treg të lirë tepricat e prodhuara. Në një procedurë të fundit, Korporata Elektroenergjetike ka blerë 28 mijë e 700 megavator për periudhën 18-24 nëntor.
Çmimi mesatar me të cilën është siguruar energjia elektrike është 157 euro për megavator.
Ndërkohë që rezervuari më i madh për energjinë në vend liqeni i Fierzës ka pësuar një ulje të ndjeshme të nivelit dhe gjatë javëve të fundit. Edhe prurjet në kaskadën e Drinit janë në nivele të ulëta.
Sipas parashikimeve meteorologjike pritet që ditët në vijim të jenë pa reshje.
Gjatë kësaj periudhe është prodhuar më pak energji në Kaskadën e Drinit por interesant është fakti që në vend gjatë këtij viti është disafishuar energjia e prodhuar nga impiantet fotovoltaike.
Nga 26.160 megavat të prodhuara në tremujorin e dytë të vitit të kaluar sasia energjisë së prodhuar nga fotovoltaikët këtë vit ishte 124.800 megavat.
Vitet e fundit për shkak edhe të krizës energjetike, çmimi për një megavat kaloi vlerën e 500 eurove.
Me qëllim reduktimin e rreziqeve që vijnë nga natyra por edhe si pasojë e konflikteve, qeveria shqiptare po punon për diversifikimin e burime alternative si dielli dhe era, ndonëse mbetet ende e varur nga burimet hidrike.
Si pasojë e krizës energjetike, qeveria ka bërë disa herë thirrje që qytetarët të ndërgjegjësohen dhe të ulin konsumin pa kriter të energjisë.
/a.r