Gjendet thika me të cilën dyshohet se u vra 14-vjeçari Martin Cani.
Burimet policore bëjnë me dije se arma e ftohtë është gjetur në zonën e “Rrugës së Elbasanit”, pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.
Bashkë me armën edhe çanta e shkollës.
Sot Gjykata e Tiranës, seksioni i të miturve, dha masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 14 vjeçarin e arrestuar si autor të vrasjes.
Gjyqtares Lorena Çabej, prokurores së seksionit për të mitur, Alma Felaj, shoqëruar nga një psikologu iu desh të shkojnë në ambientet e një spitali privat, ku i mituri po merr mjekim për shkak të plagës që ka marrë në dorë prej ditës kur ndodhi vrasja. Ai qëndron aty prej 18 nëntorit, kur akuzohet se qëlloi për vdekje me thikë bashkëmoshatarin Martin Cani, dhe la të plagosur mikun e tij po 14 vjeçar.
Të miturit i është kërkuar disa herë të japë shpjegime por ka refuzuar duke thënë vetëm: Nuk mbaj mend çfarë ka ndodhur”. 14 vjeçari nuk ka pranuar as të tregojë se ku e ka fshehur armën e krimit. Ndërkohë grupi hetimor po vijon hetimet pasi autori nuk ka qenë i vetëm në ngjarje si dhe janë marrë në pyetje disa bashkëmoshatarë të tjerë.