Ditën e djeshme, lajmi se këngëtari nga Kosova, Majk, ishte fejuar bëri xhiron e mediave online. Në fakt, jo më kot, pasi ishte vetë artisti që i nxiti të tilla lajme me një postim në Instagram.
Ai ndau një foto duke i vendosur unazën në gisht një vajze dhe duke shkruar: “She said Yes”!
View this post on Instagram
Mirëpo, kjo ka qenë thjesht një taktikë marketingu për të promovuar këngën e tij të re. Sot, Majk ka postuar promon e këngës, ku shihet një vajzë me një fustan nusërie.
“Ku je fshehë/ Nesër, ora 16:00”, -ka shkruar ai përkrah videos me një emoji nuseje.
View this post on Instagram
Pra, Majk na mashtroi pasi nuk qenka fejuar siç la të kuptohej dje.