E Shtunë, 16 nëntor 2024
Dita e shtunë parashikohet të ketë mot kryesisht të kthjellët e vranësia të pakta të cilat do të jenë kryesisht në juglindje të vendit, aty ku edhe deri në orët e mëngjesit do të ketë prezencë të reshjeve të shiut dhe në lartësinë mbi 900 metra reshje bore.
E Diel, 17 nëntor
Dita e diel do të ketë mot të kthjellët. Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore -1/9°C
Zonat e ulëta 4/18°C
Zonat 8/18°C