Kryeministri Edi Rama ndodhet në Budapest ku po merr pjesë në samitin e Komunitetit Politik Europian. Rama është pritur nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.
Në samitin e sotëm marrin pjesë 50 liderë të Europës si edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.
Në fokus të diskutimeve është sfidat e përbashkëta nga lufta në Ukrainë dhe emigracioni i përgjithshëm.