Pjesa e kutisë së memories së kamerës së bordit të helikopterit u gjet nga zhytësit e Reneas 2 ditë më parë dhe i është dorëzuar grupit hetimor ku bëjnë pjesë Prokuroria, Ministria e Mbrojtjes dhe Policia.
Ndërkohë Report Tv sjell 3 foto të shkrepura pak minuta para rrëzimit të helikopterit në liqenin e Shkodrës.
Sic dhe shihni në këto foto ajo që bie në sy është lartësia e ulët e fluturimit çka është konfirmuar dhe në dëshminë e ushtarit të mbijetuar Gerald Baramuca.
Dy foto janë shkrepur në zonën e Dibrës, ndërsa ajo ku helikopteri duket shumë afër me banesat, është shkrepur në fshatin Grizhë, në Malësi të Madhe.