Luis Enrique, trajneri i PSG i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, para ndeshjes së kampionatit ndaj Marseille. Tekniku i kampionëve të Francës, Enrique, nuk ka hezituar ta cilësojë si një sfidë me plot…tension.
“Në këtë lloj ndeshjeje nuk vlen gjithçka që keni bërë më parë. Ka shumë tension. Jam shumë i kënaqur. Ne luajtëm një ndeshje të shkëlqyer kundër PSV-së. Jam shumë optimist për atë që shoh.
De Zerbi? Ai është një trajner që i pëlqen të sulmojë, ne e kemi këtë të përbashkët”- tha Luis Enrique.