Varrezat e Vuksanlekajve në Malësi të Malit të Zi cilësohen si monumente të një rëndësie të veçantë jo vetëm në Mal të Zi por edhe në rajon.
Ata janë varreza pa emra dhe vetëm me simbole të gdhendura në gurë dhe që konsiderohen si të vetmet në hapësirën e Ballkanit, raporton VoA.
Specialistë të kësaj fushe vlerësojnë se këto varreza duhet të studiohen, të identifikohen dhe të mbrohen si një trashëgimi e veçantë materiale në zonën e Malësisë.