Gjashtë persona janë konfirmuar të vdekur, ndërsa 34 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e aksidentit të një autobusi në Aksaray të Turqisë.
Mediat turke shkruajnë se shoferi Nurhan Hazer ka humbur kontrollin dhe autobusi është përmbysur në autostradën Aksaray-Ankara.
Në rrjetet sociale është publikuar edhe një video e momentit kur autobusi përmbyset në autostradë, video e bërë menjëherë virale.
/a.r