Këtë vit më pak mjaltë, moti dhe sëmundjet e ndryshme ndikuan negativisht
Bletërritësit e qarkut të Kukësit këtë vit janë përballur me shumë vështirësi pasi kushtet e motit dhe sëmundjet kanë bërë që këtë sezon prodhimi i mjaltit të bjerë.
Një tjetër shqetësim për ta është edhe mosmarrja ose sasia e pakët e subvencioneve në kohë, pasi kostot janë të larta, duke filluar nga ilaçet dhe kurat e ndryshme që u bëhen bletëve.
Në qarkun e Kukësit numërohen rreth 18 mijë familje bletësh ndërsa numri I bletërritësve është më shumë se 600.
Klima, livadhet me bimë medicinale e favorizojnë Kukësin, Hasin dhe Tropojën për mbarështimin e bletëve, sektor ky i rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë lokale.