300 pako me ushqime janë shpërndarë sot për familjet e dëmtuara nga përmbytjet e 4 tetorit.
Në një prononcim për median kryetari i bashkisë tha se është shpejt për të dhënë një shifër për bilancet e dëmeve por që parashkohen të jenë të mëdha. Sidomos dëme janë në shtëpitë private.
“Bilanci, ende shpejt. Nuk dua të flas me numra evazivë. Kudo që shkojmë konstatojmë që ka problematika, sidomos në shtëpitë private, si në zonën pusmezini, lagjja Kushtrimi, zona Karabash” tha Dredha në një prononcim për median mesditën e sotme.
Kryebashkiaku i Vlorës pranon se shkak kryesor i përmbytjeve të mëdha ka qenë kanali i ujrave të larta, por thotë se kemi të bëjmë me një problem të mbartur ndër vite, pas të cilave shfaqen dhe problematika të tjera ajo e ndërtimeve pa leje të individëve të cilët më pas janë dhe legalizuar.
“Vajtëm e bëmë inspektim të kanalit të ujrave të larta. Dua ta them dhe kushdo ta ngrejë zërin ta thotë fort. Kanali i ujrave të larta ka probleme të mbartura ndër vite qoftë kjo dhe për shkak të investimeve të gabuara që janë bërë nga individë por dhe institucioneve që janë përqafuar dhe legalizuar. Nuk mund të them që është bërë tani, por ndër vite. Këto kanë sjellë problematikën e madhe të shkojë uji ku të shkojë aty ku duht të shkojë por ndonjëherë ka dalë jashtë kapaciteteve.
Shkak duhet përmendur dhe rënia e madhe e reshjeve të shiut për 2 orë.
“Por mos të harrojmë reshjet shumë të mëdha në qytet. Kanë qenë 180 mlm shi në sekondë për 3 orë. Ishte e pamundur të përballohej nga një kanal por të paktën të bënim pjesën tonë”
Cfarë do të bëhet me kanalin e ujrave të larta?
“Po e studiojmë me vëmendje. Nëse ka problematika që mund ti përmirësojmë tek pjesa e kanalit të ujrave të larta do të marrim masa konkrete, por patjetër duke e diskutuar me jurist që edhe hapat që do të ndërmarrim të jenë brenda kuadrit ligjor. Projekt konkret do të ketë”
Dredha u kërkoi banorëve të prekur nga përmbytjet të bëjnë durim pasi do të kompensohen.
“Unë kërkoj nga të gjithë qytetarët të jenë të duruar se këto pasojat që la prurjet e reshjeve nuk zgjidhjen brenda sekondave” tha Dredha.