Nga Bajram Peçi
Në botën e gangove, tej periferisë së qytetit, diku në rrugicat e ngushta ku krahas varfërisë dhe mjerimit, lind krimi, mashtrimi dhe mashtruesi çmohen si vlerë. Në ushtrimin e mjeshtërisë të punës për mashtrimin e njerëzve, në rrethin e mashtruesve duhet pak dituri ta ushtrosh. Mashtrimi i përdorur nga i pari i grupit, siç Basha gjeti Salianjin, e bën veglën mashtrues thjesht një budalla të ditur.
Për ata që udhëheqin grupin, ky mashtruesi nuk është veçse një lopë e mirë, të cilën e mjelin. Shkrimtari Karel Çapek, ai që vazhdoi “ushtari i mirë Shvejk” të Jarosllav Hashek, e quante budallain e ditur si një fatkeqësi të qytetërimit.
Deputetin Salianji, si përfaqësues i popullit në organin më të lartë legjislativ, posti që mbante e detyronte të ruante të pacënuar rregullin parësor: të jetë i ndershëm. Futja në burg e këtij të dënuarit si mashtrues, Salianjit, është pasojë e një veprimi që ka në bazë të të gjithë skenarit, Mashtrimin. Ja ka miratuar apo jo udhëheqja PD skenarin, e di ai dhe lexuesit nuk i intereson? Ja morali prej mashtruesi, që e ka udhëhequr Salianjin për të ndihmuar partinë ku punon, se as që bëhet fjalë se di të bëjë punë tjetër:
-Dëgjon se vëllai i Ministrit të Brendshëm është i dënuar penalisht në Itali për krimin e trafikimit të drogave. Nuk e ka kryer dënimin, i është shmangur. Një provë e fortë kjo, që budallai jonë i “mençur” nuk e përdori me zgjuarësi kundër Edi Ramës, që ka zgjedhur të bëjë ministër një vëlla të rekrutuar dikur nga bota e krimit si dhe një ministër, që presupozohet se duhet ta dijë këtë fakt dhe për të do ishte më mirë të struket te posti i deputetit, ku të ndihet sa më pak, se sa të bëhet figurë qendrore! Kjo, gjithmonë, nëse ka dieni për proçkat e të vëllait?
-Çfarë bëri birbua ynë? Zgjodhi një skenar që të arrinte qëllimin politik përmes mashtrimit: bëri publike një audio-përgjim, ku Agron Xhafaj, vëllai i Fatmir Xhafajt, ishte i përfshirë në trafik droge. Dëgjohet në audio-përgjim që komunikonte me një ish-trafikant, Albert Veliun, me pseudonimin Babalja. Në janar të vitit 2018 në zyrat e PD-së u stimulua biseda me Fredi Alizotin, u manipulua zëri i Agron Xhafës.
-Avokati i Agron Xhafës vërtetoi me ekspertizë italiane që zëri në audio-përgjim ku flitet për trafik droge, nuk është i vëllait të ish-ministrit të Brendshëm. Manipuluesi e pranoi sa sipër se e kish bërë kundrejt premtimit për një shumë marramendëse. Avokati i provoi prokurorisë dhe trupit gjykues se Agron Xhafa, pavarësisht të kaluarës, nuk kish lidhje me sa akuzohej në të tashmen. Prej këtu, kështjella në rërë e mashtrimit ndërtuar nga naivi Ervin, u shemb njëherësh.
-U provua se Albert Veliut-alias babale, një ish i dënuar katër herë, për regjistrimin e këtij mashtrimi i ishte premtuar një shumë e madhe në euro; Albert Veliut i rregulluan të marrë azil politik në Belgjikë; se në Bruksel, familjen babales ja sistemoi Lulzim Basha; se Fredi Alizoti, bashkëpunëtori i tij, është larguar gjithashtu jashtë vendit për azil e të tjera stisje që provonin mashtrimin.
Nga historia “Babale”, pas këtij zhvillimi, skenaristët u fshehën dhe ngeli vetëm Ervin Salianji, që pas katër vjetësh nga vendimi i gjykatës së Shkallës së Parë, pasi përdori armët e trashëguara në arsenalin e partisë së tij, si raportet mjeksore, mungesën e avokatit, përjashtimin e gjyqtarit/es, ankimimet me terma politikë e deri mungesë paraqitje, së fundmi…u nis drejt burgut të Fierit, duke dhënë direktiva se çfarë protesta duhet të bëjë partia që e zhyti në llumin e mashtruesit? Në mjerimin e tij, e gënjen mëndja se një pushtet ligjor do ta mundësh me protesta sepse ti vuan mashtrimin tënd prej idioti! Po s’dite të fshehësh, mos vidh!?-kanë thënë në kohërat e shkuara.
PD-ja vuan prej kohësh nga kompleksi për të mashtruar publikun e gjerë: se ata po akuzohen e dënohen nga diktatura, nga SPAK; se polici, prokurori e gjyqtarë politikë janë mjetet e veglat e PS-së, të Edi Ramës, të vëna në përdorim kundër PD-së?! E dinë dhe vetë se është e vështirë të bindin njerëzit të përdorin arsyet idiote të tyre në vend të syve, që gjithkush i ka në ballë dhe sheh qartazi, mes të tjerave, edhe 50 pasurite e familjes Berisha. Nuk shpëtohet Salianji dot, Berisha jo që jo, duke pështyrë mbi drejtësinë, shpresa e madhe që popullit i ka ngelur për ta parë vëndin e tyre të ngritur nga poshtërimi ku e zhyti regjimi berishist! Sali Berishës i duhej Salianji në burg. Prej andej ai i shërben çështjes së tij më mirë se i lirë. Shpresa, se do heqi nga vetja e familja turpërimin, vdes e fundit!
Edhe në parlamentin e Rumanisë para dy javësh dikush deshi e dogji karrige e mobilje druri, por qeveria rumune vazhdoi e qetë të kryejë funksionet shtetërore e s’kish se si ndodhte ndryshe! Po gjithashtu edhe në Shqipëri mund t’ia djegin karriget e tavolinat Kuvendit e të ndezin goma automjetesh, ku janë e ndjehen të sprovuar, por shteti do vazhdojë të kryejë funksionet normale. Qytetarët, nga ana e tyre, do shprehin përbuzjen për veprimet që kanë lidhje me shëndetin e tronditur mendor të njeriut që i drejton, të moralit që i udhëheq!
Albert Veliu, Fredi Alizoti dhe madje edhe ai “gazetari i stilolapsit” të familjes, ndjehen rehat atje ku ndodhen, janë të kënaqur me jetën e tyre që rrjedh e qetë. Salianjit si ngelet përpos se të kënaqet nga djegja e karrigeve. Një çështje e keqe, e ndërtuar me moral të keq prej tij, bëhet edhe më e keqe kur e mbron! Është kënaqësi e dyfishtë të mashtrosh mashtruesin-u shpreh dikur një mendje e shquar.