Nga Ylli Pata
Spinët e Sali Berishës tashmë kanë nxjerrë hapur e qartë tezën se nuk ka zgjedhje me Edi Ramën. Një tezë që realisht është turpëruese për çdo parti apo politikan që do të vijë në qeverisje.
Por turpi, në këtë vend hahet edhe bukkë edhe me djathë, por edhe me flori zotëri.
Kjo është një tezë pa lidhje sepse qoftë i shkreti Berisha qoftë të tjerët që i shkojnë anash, nuk vijnë në pushtet ndryshe. Në fakt Sali Berisha ka ardhur në pushtet ndryshe nga shantazhi, ka ardhur në pushtet nga presioni, pasi realisht Sali Berishë nuk e ka pasur dhe e ka mazhorancën.
Mbështetësit e Berishës kanë një fabul që e thonë e ku përmendin Elvis Roshin, Bajrat, Qifen, apo shijaksit. Është alibi. Totalisht alibi, sepse Bajrat, Celët etj, etj, dikur kanë përkrahur PD-në. Madje fort. Po cila ka qenë kjo pëkrahje? Ka qenë që socialistët “centristë” të mos i lejojë në zgjedhje. Por kjo nuk është më rast. Megjithatë spinët e Berishës mbrëmë përmenden Elvis Roshin në Kavajë. Një personazh që sot nuk ka pushtet por që ka influencë dhe lidhje me pushtetin e demokratëve që kanë marë bashkinë e Kavajës.
Por a ka qenë Elvis Roshi një personazh përthunues që Shkullaku e konsideroi një fuqi politike në Kavajë? Natyrisht që jo! Elvisi, Ben Noka, Tom Doshi e të tjerë kanë qënë patronazhistë të PD nga 1992-2013. Por në 2013 u afruan me PS. Mëkat? Ndoshta! Por një pyetje për Skullakun: a mundet mëkati i Elvis Rosshit mund të mbulojë mëkatet e Sali Berishës? A mundet?
Por kjo është një pjesë e logjikës, pasi thelbi është jo zgjedhje me Edi Ramën! Po si duhet? Si e kërkon opozita? Kërkon një qeveri dhe jo një rregullator po ligj zgjedhor. Sali Berisha sot mund të hapte listat të ndryshonte sistemin, të sillte një zgjedhje më demokratike dhe se bëri. Atëherë? Po nuk ërmbyse kazanin nuk ka zgjidhje!