Projekti Luleshtrydhe, emri i koduar i OpenAi për modelin e ri të Inteligjencës Artificiale (IA) ishte caktuar të prezantohej në vjeshtë, por lajmet e fundit tregojnë që mund të ndodhë më 20 shtator.
Projekti Luleshtrydhe është një model i ri që mund të arsyetojë dhe mendojë, duke qenë zgjidhja perfekte për ekuacionet matematikore. Ky model është përdorur në OpenAI për të zgjidhur probleme që ChatGPT s’ka mundur apo për fjalëkryqet.
Sipas The Informaction, shërbimi i ri i ChatGPT mund të dalë brenda dy javëve. Dy testues të modelit të ri thonë se data është zhvendosur për t’i paraprirë një gjenerate të re me mjete të IA.
Projekti Luleshtrydhe do të jetë produkt më vete gjatë prezantimit, por nuk dihet ende sesi do të implementohet te ChatGPT. Sipas burimeve, mund të jetë një menu e modeleve IA ku klientët mund të zgjedhin që ta fuqizojnë ChatGPT me fuqinë e Luleshtrydhes për të menduar, përgjigjur më me hollësi dhe më ngadalë.
Versioni fillestar do mundet vetëm të marrë dhe prodhojë tekst, jo imazhe çka do të thotë se nuk është ende aq i përparuar sa modelet e tjera.
Pritet që edhe çmimi të jetë pak më ndryshe sesa ChatGPT ku përdoruesit mund të kufizohen në një numër maksimal mesazhesh në orë, me mundësinë që çmimi më i lartë do të sigurojë përgjigje më të shpejta.
/a.r