“Ne jemi një vend evropian dhe kjo nuk vendoset në Bruksel. Evropës i duhej Vladimiri të sulmonte Ukrainën që të mos ta merrte të mirëqenë që Ballkani Perëndimor është aty. Mjafton të thuash që një ditë horizonti blu do jetë i juaj, por për momentin na duhet të bëjmë ca gjera të tjera dhe duhet të besoni që kjo është e bazuar në meritë. Po a është vërtetë e bazuar në meritë? Nuk jam i sigurt. Zgjerimi nënkupton të zgjerohesh. Ukraina po është zgjerim. Por Ballkani Perëndimor është këtu, nuk është zgjerim.
Kur vjen fjala për Shqipërinë në jemi evropian, jemi në mënyrë kokëfortë të dashuruara me Evropën dhe nuk pranojmë jo për përgjigje. Ne do jemi me BE deri në fund, ashtu sic ishim me Stalinin, edhe kur ruset lanë duart me Stalinin. Ne do jemi me BE edhe kur BE të zhduket dhe do ftojmë të gjithë ta rinisin nga Shqipëria dhe të ndërtojnë një BE tjetër”, tha Rama.