Një 50-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Devolll.
Policia lokale njoftoi se shtetasi i identifikuar si N.Sh. është gjetur sot rreth orës 8:00 në shtëpinë e tij. Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të saktë të humbjes së jetës.
/a.r