Një shqiptar i Kosovës është vrarë në Siri. Bëhet fjalë për 22 vjeçarin Hamdi Krusha nga Prizreni. Ai u vra gjatë luftimeve përkrah organizatës Al-Nusra.
Burime të Gazetës Express brenda organeve të sigurisë e kanë konfirmuar lajmin për vrasjen e tij.
Edhe familja e të vrarit, është informuar për vdekjen e të riut nga Prizreni, i cili Al-Nussras i është bashkuar më shumë se dy vite më parë.
Hamdi Krusha si luftëtar në Siri njihej me nofkën Sulejman El-Albani, shkruan Gazeta Express.
Vrasja e tij e ngrit në 50 numrin e kosovarëve të vrarëve në luftimet në Siri dhe Irak, ndërkohë që të dhënat flasin për mbi 70 luftëtarë tjerë nga Kosova të rreshtuar përkrah organizatave terroriste ISIS e Al-Nusra.