• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A po ua shuajnë kauzën e mbrojtjes LGBT-ve shqiptarë ?

by A R
05/04/2016 18:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vitet e fundit kauza e promovimit, mbrojtjes dhe integrimit të LBGT-ve ka marrë shumë energji nga komuniteti i tyre. Politika shqiptare i ka shfrytëzuar dhe po ashtu masa e madhe e OJQ-istëve, që mundohet të identifikojë punën e vet. Ndërkohë, është një komunitet i tërë me qindra veta në kryeqytet dhe një numër po kaq i madh, jashtë tij, që rrinë pothuaj në ilegalitet të thellë. Kjo gjendje duhet theksuar se përshtatet më së miri aktualitetit të tyre, përkundrejt premtimeve patetike prej zyrtarëve të gjithë kohërave…

Nga Ben Andoni

“Dua të mos e përdorësh emrin dhe me sa duket nuk do ta përdorësh më kurrë”, më thotë një nga drejtuesit e organizatave të komunitetit LGBT. Ashtu si ndodh në Shqipëri me të gjithë grupimet politike, shoqërore, sportive edhe ata, përveç malit të problemeve, jetojnë përmes përçarjeve dhe anatemave ndërsjellasi të pafundme. Edhe pse për hir të së vërtetës duhet pranuar hapur se gjendja në vitin 2016 u ka ndryshuar shumë, falë edhe pak individëve që janë shfaqur hapur. Anipse, komuniteti i LGBT-ve mbeten një grupim shoqëror fantazmë, për të cilën flitet, stigmatizohen, përfliten dhe janë subjekte humori banal konstant. Edhe pse prej dy-tre vjetësh pak prej tyre po shfaqen gjithnjë e më shumë hapur në aktivitete, madje një demonstrim me biçikleta i disa anëtarëve dhe simpatizantëve të tyre u duk se ndryshoi gjendjen, e vërteta është se pak kush merret me ta.

Në fakt, do merret nëse ndonjë i dërguar nga BE-ja, shoqatat ndërkombëtare së të Drejtave të Njeriut ose si i dërguari i fundit të Departamentit të Shtetit vjen të këqyrë në terren dhe t’i referojë qendrës gjendjen e tyre.

Suksesi më i madh i tyre duket se u arrit kur avokatia e çështjes së tyre shtroi si kauzë amendimin e Kodit të Familjes. Ish-ministri Erion Veliaj i kërkoi realisht Ministrisë së Drejtësisë ta përfshinte amendimin e Kodit të Familjes (për të ndryshuar nenin 163, atë që flet për përkufizimin e bashkëjetesave). “Është e vërtetë por Ministria e Drejtësisë e ktheu mbrapsht pa ndonjë argument të fortë (argumenti ishte se nuk e kishin prioritet!). Aktualisht ekziston një plan 5 vjeçar për përmirësimin e situatës së LGBTI dhe pritet nga qeveria që ta nënshkruajë. Në këtë mënyrë ky plan, i hartuar me ndihmën e Këshillit të Europës merr formën e një VKM. Organizatat kanë qenë pjesë aktive e hartimit të planit dhe nëse ai miratohet atëherë Shqipëria do duhet të punojë konkretisht, ndër të tjera, edhe për të amenduar Kodin e Familjes në mënyrë që të legalizohen të paktën bashkëjetesat”, shprehet Kristi Pinderi, drejtori Ekzekutiv i LGBT-ve, tepër aktiv në kauzën e tyre.

E teksa pjesa më e madhe e komunitetit të tyre nuk angazhohet ose bën aktivitete të kufizuara, komuniteti i LGBT-ve ka shkuar një hap më tej. Ata kanë krijuar të ashtuquajturën “STREHA”, që është inauguruar nga një grup institucionesh, por që duket se është braktisur nga shteti sepse vetë organizmi i LGBT-ve duhet të punojë për të gjitha rastet që paraqiten aty. Edhe pse e regjistruar në Gjykatën e Tiranës dhe e pajisur nga shteti me licencë (për ofrimin e strehimit rezidencial), ajo po përballet me shumë vështirësi, ku sfida më e madhe lidhet me qëndrueshmërinë financiare. Ky është një shërbim për të cilin herët ose vonë qeveria apo pushteti lokal duhet ta integrojnë në politikat e tyre, pasi paçka premtimeve nuk ka bërë asgjë. Në dy vjet streha ka përfituar vetëm një buxhet të papërfillshëm nga AMSHC ndërkohë që shërbimi që ajo ofron është një shërbim që zgjidh probleme sociale.  “Aktualisht në STREHA ka 7 përfitues (si dhe një i 8-të që ndiqet jashtë ambienteve të shelterit). Është një shërbim shumë sfidues për ne, pasi secili rast është më i vështirë se tjetri. Problemi kryesor për ta mbetet punësimi si dhe marrëdhënia me familjarët (një ndër synimet tona është që ti asistojmë sa të jetë e mundur për të rindërtuar marrëdhënien me familjarët). Sidomos një rast me të cilin po merremi duket më i vështirë pasi bëhet fjalë edhe për dhunë fizike të ushtruar nga familjarët”, citohet Pinderi.

E ashtuquajtura STREHA nga njëra anë përbën një shërbim publik, nga ana tjetër shteti apo agjencitë publike nuk bëjnë asgjë për ta mbështetur financiarisht. Diçka që do duhet ta zgjidhim hap pas hapi, ndoshta edhe pasi agjencitë shtetërore të jenë edukuar me shumë, i referohemi militantit të LGBT-ve.

Duek u kthyer te ligji, nëse ai do realizohej sipas premtimeve, Shqipëri kthehej në një vend që e kalonte edhe Italinë për lirinë e bashkëjetesës të personave me të njëjtin orientim seksual. Por nga e thëna në të bërë është një mal i tërë dhe nismat ligjore pozitive siç ishte edhe ligji kundër diskriminimit (përfshirë diskriminimin për shkak të orientimit seksual), mbeti në letër. Duhet thënë se implementimi i tyre është i vështirë pasi komuniteti sot e kësaj kohe e ka pothuajse të pamundur të shfaqë hapur orientimin seksual. “Ndryshimet vërtetë i kaluan Ministrisë së Drejtësisë në mënyrë që ajo t’ja kalojë Parlamentit që nga mesi i vitit 2014. Sipas informacioneve që kam, shprehet S.L., që drejton një shoqatë tjetër alternative që vepron e paekspozuar, Ministri Naço e bllokoi, me pretekstin se Ministria ka prioritete të tjera”.  

Kjo situatë sot është një stad tjetër, ku barrën e njohjes dhe sfidat i mban kryesisht Shoqata e LGBT-ve dhe dy drejtuesit e saj, Kristi Pinderi dhe Xheni Karaj, të cilat janë militantë të hapur të kauzës së tyre.

Duhet thënë se megjithëse kanë realisht të tillë personazhe të guximshëm, që kanë marrë përsipër të investojnë staturën e tyre, ende shoqëria shqiptare mbetet e papërgatitur të përballojë sfidën reale të integrimit të tyre me të gjitha të drejtat. Nga ana tjetër, problemit të dukshëm, i shtohet dhe ai i nëndheshmi, ku komuniteti i LBGT-ve është i ndarë dhe vazhdimisht anatemojnë njëri-tjetrin, duke humbur energji pafund. Edhe pse moralisht, personazhet që kanë dalë hapur mbajnë një risk tejet normales mbi shpatullat e tyre.

“Fatkeqësisht është e vërtetë që shoqatat se pretendojnë të përfaqësojnë komunitetin janë të ndara dhe nuk bashkëpunojnë sa duhet me njëra-tjetrën. Shumë nga to kanë lindur pas zënkave personale të drejtuesve të tyre përgjithësisht pas luftës për influencë në marrëdhënie me donatorët ose për arsye financiare. Për fat të keq edhe këto organizata nuk bëjnë përjashtim nga fenomeni i përgjithshëm i segmenteve të tjerë të shoqërisë (partitë politike). Edhe aktivitetet e organizatave përqendrohen më tepër në projekte mediatike ose jo esenciale për interesat e komunitetit ( party, parade, etj.). Është afër mendjes që të krijohet përshtypja se qëllimi kryesor është sigurimi i financimeve dhe jo përfaqësimi i interesave të komunitetit”, shprehet S.L.

Në fakt, mungesa e përfaqësimit të tyre është një nga problematikat kryesore që i shtohet pamundësisë për t’u shfaqur hapur. Shkaqet nuk janë të vështira për të mos u kuptuar: mentaliteti i vjetëruar, ndjenja e lartë homofobike e shoqërisë…,thonë anëtarët e padukshëm të shoqërisë. Në fakt, Pinderi dhe Karaj e kanë tejkaluar këtë dhe falë përpjekjes së tyre kemi një sensibilizim të madh të shoqërisë ndaj tyre. Edhe pse, shpesh, sidomos në lokalitete, ata mbeten sërish të mallkuar nga një shoqëri agresive, që i përçmon dhe instancat zyrtare që i shpërfillin hapur.

“Paralelisht me këtë, ne jemi duke themeluar një organizatë të re me anëtarësi AFERA (Alliance for Equal Rights In Albania), e cila do të sfidojë Kodin e Familjes përmes sistemit juridik këtu brenda në vend, e paralelisht me të edhe në Strasburg (sipas shembujve të fundit të Greqisë dhe Italisë). Argumenti ynë ligjor është që neni 163 i Kodit të Familjes është antikushtetues (Kushtetuta është gjithëpërfshirëse kur sanksionon se kushdo ka të drejtë të krijojë familje, ndërsa Kodi vetë që është edhe më i vjetër në kohë se Kushtetuta është përjashtues dhe diskriminues), shprehet Pinderi. Pasi diskriminimi në Shqipëri ende vazhdon njësoj, por tashmë është disi më i kamufluar.

Next Post

Kriza e refugjatëve/ Papa Françesku dhe Patriarku Bartolomeu vizitojnë Greqinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vala e re e të nxehtit pritet të godasë Spanjën dhe Francën, pas qershorit përvëlues që shkaktoi mbi 2 000 viktima

Vala e re e të nxehtit pritet të godasë Spanjën dhe Francën, pas qershorit përvëlues që shkaktoi mbi 2 000 viktima

July 2, 2026
Qeveria që “merret me 300 flamingo të Mamurrasit dhe Bushatit”

Qeveria që “merret me 300 flamingo të Mamurrasit dhe Bushatit”

July 2, 2026
U dëmtua gjatë punës në Itali, ndërron jetë në spital shqiptari (EMRI)

U dëmtua gjatë punës në Itali, ndërron jetë në spital shqiptari (EMRI)

July 2, 2026
Shqiptari i lopës dhe mëzatit në Gjykatën e Hagës…

“Jashtëzakonisht zhgënjyese”, pse Haga shtyu vendimin për ish-krerët e UÇK-së

July 2, 2026
Shkatërruan makinat dhe dhunuan policët, 8 të arrestuar për protestën te Kuvendi (EMRAT)

Shkatërruan makinat dhe dhunuan policët, 8 të arrestuar për protestën te Kuvendi (EMRAT)

July 2, 2026
“Nuk ka humbje besimi në Shqipëri”, Rama për DW: Protestuesit duhet të presin zgjedhjet e ardhshme

“Nuk ka humbje besimi në Shqipëri”, Rama për DW: Protestuesit duhet të presin zgjedhjet e ardhshme

July 2, 2026
Konflikt me armë zjarri brenda familjes në Podujevë/ Daja me nipërit përfundojnë në spital

Konflikt me armë zjarri brenda familjes në Podujevë/ Daja me nipërit përfundojnë në spital

July 2, 2026
Ndërmarrjet shtetërore kineze raportojnë rritje të fitimit prej 3.5% në 5 muajt e parë

Ndërmarrjet shtetërore kineze raportojnë rritje të fitimit prej 3.5% në 5 muajt e parë

July 2, 2026
Tetë ditë nën rrënojat e tërmetit, burri nxirret i gjallë nga një ndërtesë e shembur në Venezuelë

Tetë ditë nën rrënojat e tërmetit, burri nxirret i gjallë nga një ndërtesë e shembur në Venezuelë

July 2, 2026
Rritet mosha mesatare e popullsisë në Kosovë, në vitin 2026 shkon në 49 vjeç sipas Agjencisë së Statistikave

Rritet mosha mesatare e popullsisë në Kosovë, në vitin 2026 shkon në 49 vjeç sipas Agjencisë së Statistikave

July 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In