Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Postribë – Prekal.
Personi në drejtim të të cilit është qëlluar me armë është identifikuar si shtetasi Qel Shabaj. Ai ka marrë një plagë në këmbë dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Shkodrës, nga ku bëhet me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas një kontakti midis mjeteve të tyre, ka pasur një debat midis Qel Shabajt dhe autorit të ngjarjes, i cili në gjaknxehtësi ka nxjerrë armën duke e qëlluar në këmbë.
Burime nga policia e Shkodrës konfirmojnë se autori i ngjarjes është vënë në pranga pas incidentit.