Nga Ergys Mërtiri
“Shes menderen per nje vize greke”, – ka qene pak a shume diçitura e nje instalacioni fyes ndaj shqiptareve te Edi Rames ne rinine e vet. Ne kete gjendje ka arritur sot Berisha.
Ne Himare ai humbi shume me teper se zgjedhjet. I detyruar t’ua shese Himaren qarqeve shoviniste radikale, me shpresen e deshperuar se keshtu do te mund te cele nje kanal komunikimi diplomatik qe do te mund te thyeje sadopak izolimin nderkombetar, ai iu tregoi shqiptareve se, per hallin e vet eshte gati te shese vendin, partine, fytyren, shpirtin, gjithcka.
Ne keto kushte ai eshte ne gjendje te beje pakt me djallin vete, Ramen po se po.
Saga Beleri perfundoi te djelen ne menyre te turpshme me deshtimin spektakolar te Gjikurise dhe qurravitjet foltorike mbi vjedhjen e votes.
Por ajo cfare rezultoi mbi gjithcka ne keto zgjedhje eshte fakti qe, perballe nje qeverie qe po grabit troje e po betonizon bregdetin duke kafshuar gjithe jugun, Berisha ofron si alternative eksponente te nje politike antishqiptare qe pozon me flamuj te vorioepirit duke ushqyer aspirata idiote ndarjesh territoriale, ku trojet kafshohen nga shtete te tjere, ne kete rast Greqia.
Mes te tjerash, Berisha i ngriti topin Rames qe te ekspozohet si patriot i madh dhe luftetar i paepur ne mbrojtje te vendit nga politika shoviniste greke.
Berisha ndihmoi keshtu edhe qarqet shoviniste greke te faktorizojne politikat e tyre te mbrapshta edhe Ramen per te trukuar imazhin e tij te sakatuar nga skandalet dhe pakenaqesia e thelle popullore.
Duke vrare cdo alternative Berisha vazhdon te behet burim mbijetese per nje qeveri qe do kishte rene me kohe, hunde e buze, nga pesha e zullumeve te veta.
“O martir,” Ooo Ergys, po cila tokë e himariotët ku është shitur nga Rama dhe qeveria e “korruptuar ” e tij??
Po një copë tokë të qelbur shtetëror tregojeni që e ka blerë një nga oligarkët e Ramës?
Po çkanë këto toka që janë shitur më pas tek Serbi e greku ?? Kuuuu? Kuuh?
Tregoni një të vetëm me gisht, një copë të vogël si ai trualli në Dhërmi që u bë brenda 1 muaji një katedralen për të qënë që të ndizej një qiri nga njerëz normale. Dhe jo qirinj nën një çadër të qelbur dhe një çati me tre qytamidhe të thyera të vjedhura dikur. Eban mend çu fol për të. Bëhej fjalë për 25 m katror një kishë e vogël 500 vjeçare apo më tepër.
Turpi t’ju mbulojë në jetë të jetë. Të gjithë bajga të Berishës mbetët.
Or Mertir filizofi ! Si ka my desk qe Rama votohet ne menyre plebiscitary ,megjith “ skandalet “ qe this to? Jeni ju dhe soju juj qe ndyni vendimin ,pasi korrupsioni Gjik and ka qe e me qe write e maparshme te PD tande